
Shqipëria do të mbyllë sot fushatën kualifikuese për Botërorin 2026 në Grupin K, përpara se të përqendrohet te gjysmëfinalja e “play off”.
Kuqezinjtë do të përballen me Anglinë në stadiumin “Air Albania”, duke nisur nga ora 18:00. Trajneri Silvinjo ka vendosur që Juljan Shehu dhe Mario Mitaj të jenë në tribunë për këtë ndeshje.
SHQIPERI-ANGLI, LIVE KETU: https://vetemsport.com/live-gjithcka-ne-vetem-sport/
Vendimi lidhet me rregulloren e UEFA-s që lejon vetëm 23 lojtarë nga 25 të grumbulluarit fillimisht. Klisman Cake dhe Adrion Pajaziti, të cilët qëndruan në tribunë ndaj Andorrës, këtë herë do të jenë në dispozicion të stafit teknik.
Pesë futbollistë të Kombëtares rrezikojnë pezullim nëse marrin ndëshkim ndaj Anglisë. Mitaj dhe Shehu ishin pjesë e kësaj liste, ndërsa të rrezikuar mbeten Rei Manaj, Arlind Ajeti dhe Nedim Bajrami.








