# VETËM SPORT > Vetem Sport - Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër. ## Posts - [E KRYER/ Partizani i rrëmben objektivin Tiranës, arrihet akordi me mesfushorin](https://vetemsport.com/e-kryer-partizani-i-rremben-objektivin-tiranes-arrihet-akordi-me-mesfushorin/): Partizani ka arritur marrëveshjen me mesfushorin Kamer Qaka, i cili ishte në listën e objektivave edhe të Tiranës.  Prej disa javësh, bardheblutë kishin zhvilluar kontakte me lojtarin, duke e parë si një alternativë për forcimin e mesfushës.  Në fazën përfundimtare të negociatave, Partizani ka ndërhyrë me një ofertë më konkrete. Bëhet me dije se palët kanë mbyllur akordin dhe firmosja pritet të kryhet gjatë ditës së sotme. Qaka pritet të bashkohet me skuadrën në vijim të merkatos së janarit. Në këtë transferim ka pasur rol edhe drejtori sportiv i Partizanit, Agim Ibraimi. Lëvizja pritet të ndikojë në përbërjen e mesfushës […] - [VIDEO/ Sulmuesi shkodran e nis vitin me gol, shikoni realizimin](https://vetemsport.com/video-sulmuesi-shkodran-e-nis-vitin-me-gol-shikoni-realizimin/): Sulmuesi shkodran Erald Çinari ka qenë protagonisti kryesor në fitoren e fundit të skuadrës Al Jabalain në Ligën e Parë Arabe. Gjatë sfidës së javës së 16-të kundër Al Arabi, ai arriti të zhbllokonte rezultatin në minutën e 56-të të takimit. Ky gol i dha avantazhin dhe qetësinë e nevojshme ekipit të tij për të administruar ndeshjen deri në fund. SHIKONI VIDEON: Goli i shënuar nga Erald Çinari Takimi u mbyll me rezultatin 0-2, duke i siguruar Al Jabalain tre pikë mjaft të rëndësishme për renditjen. Falë këtij suksesi, skuadra është ngjitur në vendin e gjashtë, pozicion që lejon pjesëmarrjen […] - [ZYRTARE/ Reali zgjedh trajnerin e ri, madrilenët nuk humbasin kohë](https://vetemsport.com/zyrtare-reali-zgjedh-trajnerin-e-ri-madrilenet-nuk-humbasin-kohe/): Xabi Alonso nuk është më trajner i Real Madridit. Klubi ka vendosur të largoje tekninkun bask, pas vetëm shtatë muajve në stol. Vendimi vjen pas rezultateve negative në kampionat dhe humbjes në finalen e Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës. Edhe pse më herët ishte raportuar se drejtuesit nuk po mendonin ndryshime, situata ndryshoi menjëherë pas disfatës së fundit. Ndarja mes palëve është zyrtarizuar me marrëveshje të përbashkët. Në vend të Alonsos është emëruar Alvaro Arbeloa. Ish-mbrojtësi i djathtë i Realit drejtonte më parë skuadrën e të rinjve. Ai konsiderohet një projekt afatmesëm për klubin madrilen. Real Madridi ka falënderuar Alonson […] - [ZYRTARE/ Real Madrid shkarkon trajnerin Alonso, Barcelona i bën "gjëmën"](https://vetemsport.com/zyrtare-real-madrid-shkarkon-trajnerin-alonso-barcelona-i-ben-gjemen/): Xabi Alonso nuk është më trajner i Real Madrid. Klubi ka vendosur të largojë teknikun bask. Vendimi vjen menjëherë pas humbjes që skuadra pësoi në finalen e Superkupës së Spanjës kundër Barcelonës. Përmes një komunikate zyrtare, klubi madrilen bëri me dije se ndërprerja e kontratës është bërë me mirëkuptim të dyanshëm. LEXO EDHE: ZYRTARE/ Reali zgjedh trajnerin e ri, madrilenët nuk humbasin kohë  Rezultati 3-2 në favor të rivalëve katalanas duket se ka qenë vendimtar për të ardhmen e teknikut spanjoll në stolin e “Los Blancos”. Edhe pse spekulimet mbi largimin e tij kishin nisur prej kohësh, kjo lëvizje konsiderohet […] - [Surprizë te klubi i Superiores, prezantohet… Rooney](https://vetemsport.com/surprize-te-klubi-i-superiores-prezantohet-rooney/): Klubi i Teutës e ka nisur vrullshëm merkaton. Pas rikthimit të Klejdi Dacit, klubi bregdetar ka njoftuar një tjetër firmë. Bëhet fjalë për sukmuesin nga Kameruni, Rooney Eva. Ky i fundit ka firmosur me bregdetarët, ndërsa vjen nga iranianët e Mes Rafsanjan. Postimi: Teuta ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e sulmuesit kamerunas Rooney Eva, i cili do të jetë pjesë e skuadrës sonë. Klubi ka firmosur sot marrëveshjen me lojtarin, i cili do të forcojë repartin ofensiv dhe pritet të jetë një element i rëndësishëm në objektivat tona për pjesën e dytë të sezonit. Eva vjen nga Mes Rafsanjan, ndërsa […] - [E papritur për Gjokën, 4 lojtarë “braktisin” Skënderbeun](https://vetemsport.com/e-papritur-per-gjoken-4-lojtare-braktisin-skenderbeun/): Skënderbeu ka rifilluar seancat stërvitore në qytetin e Korçës pas sfidës së fundit të Kupës kundër Tiranës. Nën udhëzimet e stafit teknik, ekipi u stërvit paraditen e sotme në kushte klimatike të vështira dhe temperatura nën zero. Përkundër regjimit të plotë stërvitor, grupi i lojtarëve vazhdon të jetë i cunguar për shkak të mungesave të rëndësishme. Katër futbollistët e huaj, Lukas Vasquez, Randy, Baba Musa dhe Nassr, mbeten ende jashtë skuadrës për arsye burokratike. Vonesat në pajisjen me viza nga ambasadat përkatëse kanë bërë të pamundur bashkimin e tyre me pjesën tjetër të ekipit. Drejtuesit e klubit nuk kanë ende […] - [ZYRTARE/ Klubi i Superiores godet në merkato, i rrëmben sulmuesin rivalëve](https://vetemsport.com/zyrtare-klubi-i-superiores-godet-ne-merkato-i-rremben-sulmuesin-rivaleve/): Klejdi Daci është lojtari më i ri i Teutës. Njoftimi ka ardhur nga vetë klubi durrsak, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për një rikthim, pasi Daci ka qenë pjesë e Teutës edhe në të kaluarën dhe e njeh mirë ambientin. Sulmuesi u përfol edhe te Vllaznia në këtë merkato, por Teuta ka nxituar për të mbyllur akordin. POSTIMI: Klejdi Daci është zyrtarisht pjesë e KF Teuta! Sulmuesi bashkohet me skuadrën pas eksperiencës me OKMK Olmaliq dhe ka nisur menjëherë përgatitjet në Durrës për ndeshjen ndaj Dinamos. Mirë se erdhe, Klejdi! - [Po shkëlqen në Ukrainë, Rashicës i del emri në Ligue 1 në Francë](https://vetemsport.com/po-shkelqen-ne-ukraine-rashices-i-del-emri-ne-ligue-1-ne-france/): Sulmuesi i Kombëtares U21, Ermir Rashica, ka përfunduar në fokusin e merkatos franceze të Ligue 1. Sipas raportimeve në Ukrainë, një ekip i elitës franceze po ndjek me interes progresin e lojtarit. Gjatë këtij sezoni, Rashica është aktivizuar në 17 ndeshje zyrtare me ekipin e Metalist 1925. Gjatë këtyre paraqitjeve, ai ka arritur të shënojë dy gola dhe të kontribuojë me dy asistime për skuadrën e tij. Performanca e tij e qëndrueshme ka rritur vlerën e tij në tregun e transferimeve, e cila aktualisht llogaritet rreth 800 mijë euro. Monitorimi nga kampionati francez dëshmon rritjen profesionale të talentit shqiptar në […] - [Mehmeti vendos për të ardhmen, gati firma. Zbulohet skuadra ku do të luajë](https://vetemsport.com/mehmeti-vendos-per-te-ardhmen-gati-firma-zbulohet-skuadra-ku-do-te-luaje/): Anis Mehmeti ka vendosur të vijojë karrierën e tij me skuadrën aktuale, Bristol City. Sipas “Sky Sports UK”, 25-vjeçari nuk ka shprehur dëshirë për të ndryshuar ambient gjatë kësaj periudhe. Përparësia kryesore e lojtarit mbetet nënshkrimi i një kontrate të re me klubin e tij të tanishëm. Duke qenë se marrëveshja ekzistuese po i afrohet fundit, palët kanë nisur diskutimet për zgjatjen e bashkëpunimit. Ky vendim vjen si pasojë e dëshirës së futbollistit për stabilitet profesional brenda strukturës ku aktivizohet. Pritet që akordi zyrtar për rinovimin të zyrtarizohet në një kohë të shkurtër. Aktualisht, nuk ka asnjë ofertë tjetër konkrete […] - [10 milionë euro, Mario Mitaj drejt Madridit. Zbulohen tratativat](https://vetemsport.com/10-milione-euro-mario-mitaj-drejt-madridit-zbulohen-tratativat/): Atletico Madrid ka shfaqur interesim për mbrojtësin e përfaqësueses shqiptare, Mario Mitaj. Trajneri Diego Simeone ka vlerësuar aftësitë teknike dhe forcën fizike të lojtarit si elemente të përshtatshme për skemat e tij. Përveç ekipit madrilen, për 22-vjeçarin ka kërkuar informacion edhe skuadra angleze e Sunderland-it. Drejtuesit e Al Ittihad kanë konfirmuar ekzistencën e ofertave nga kampionate të ndryshme evropiane gjatë kësaj periudhe. Mungesa e aktivizimit të fundit në Arabinë Saudite sugjeron një largim të mundshëm të futbollistit brenda muajit janar. Kufizimet për lojtarët e huaj në ligën aktuale po nxisin dëshirën e mbrojtësit për t’u transferuar në një ambient më […] - [Punimet drejt fundit, FSHF bën gati impiantin e ri](https://vetemsport.com/punimet-drejt-fundit-fshf-ben-gati-impiantin-e-ri/): Punimet për ndërtimin e fushës së re pranë stadiumit “Niko Dovana” po hyjnë në fazën përfundimtare. Pas përfundimit të bazamentit, në ditët në vijim do të nisë shtrimi i tapetit sintetik, duke i dhënë jetë një tjetër investimi të rëndësishëm të Federatës së Futbollit. Ky projekt realizohet nga FSHF në bashkëpunim me klubin e Teutës, ku klubi durrsak ka marrë përsipër punimet e bazamentit. Sakaq, Federata, përveç financimit të tapetit sintetik, do të investojë edhe në sistemin e vaditjes si dhe në pajisjen e fushës me porta dhe flamuj. Ky është një investim i rëndësishëm që ndihmon në përmirësimin e […] - [E bujshme/ Tefik Osmani “projektohet” drejtor sportiv te klubi i Superiores](https://vetemsport.com/e-bujshme-tefik-osmani-projektohet-drejtor-sportiv-te-klubi-i-superiores/): Flamurtari prej disa ditësh është pa drejtor sportiv, ndërsa puna për plotësimin e këtij pozicioni po vijon.  Burime pranë klubit bëjnë me dije se drejtuesit kanë identifikuar një emër konkret për këtë rol. Presidenti Sinan Idrizi ka zhvilluar një takim me Tefik Osmanin.  Ky i fundit ka eksperiencë në futbollin shqiptar, pasi më herët ka mbajtur postin e drejtorit sportiv te Tirana dhe Vllaznia. Gjatë takimit është diskutuar mundësia e një bashkëpunimi mes palëve.  Ende nuk ka një marrëveshje të finalizuar. Në ditët në vijim pritet të merret një vendim përfundimtar lidhur me këtë pistë. Emërimi i Osmanit do të […] - [Gol, asist dhe lojtar i ndeshjes! Sulmuesi shqiptar bën gjithçka në Angli](https://vetemsport.com/gol-asist-dhe-lojtar-i-ndeshjes-sulmuesi-shqiptar-ben-gjithcka-ne-angli/): Brajan Gruda ishte protagonist kryesor në kualifikimin e Brighton-it ndaj Manchester United në kuadër të raundit të 1/32-ave të Kupës FA. Sulmuesi 21-vjeçar ishte protagonist i drejtpërdrejtë në të dy golat e shënuar nga skuadra e tij në stadiumin “Old Trafford”, në takimin që përfundoi me rezultatin 1-2. SHIKONI VIDEON: Goli i shënuar nga Brajan Gruda në Angli Gruda hapi serinë e golave duke shënuar vetë dhe më pas shërbeu asistin për golin e dytë të realizuar nga Danny Welbeck. Sipas platformave të specializuara të statistikave si “Flashscore”, futbollisti me origjinë shqiptare u vlerësua me notën më të lartë të […] - [VIDEO/ Gallatë shqiptarë! Ambulanca mbyll ndeshjen para kohe, drejtuesit telefonuan shoferin](https://vetemsport.com/video-gallate-shqiptare-ambulanca-mbyll-ndeshjen-para-kohe-drejtuesit-telefonuan-shoferin/): Një episod i pazakontë ka ndodhur gjatë takimit të Kupës mes Bylisit dhe Laçit. Pas përfundimit të kohës së rregullt, e cila u mbyll me rezultatin baras 2-2, ambulanca u largua nga ambientet e stadiumit. Drejtuesi i mjetit kishte supozuar se ndeshja kishte përfunduar plotësisht, duke harruar rregulloren që parashikon kohën shtesë në raste barazimi. View this post on Instagram A post shared by Vetem Sport 24 (@vetem.sport24) Kjo situatë ka detyruar zyrtarët e ndeshjes të ndalojnë fillimin e pjesëve shtesë, pasi prania e ndihmës mjekësore është kusht i detyrueshëm për mbarëvajtjen e lojës. Drejtuesit e klubit ballshiot janë vënë […] - [VIDEO/ Festë e madhe në Angli, sulmuesi shqiptar i shënon Manchester United](https://vetemsport.com/video-feste-e-madhe-ne-angli-sulmuesi-shqiptar-i-shenon-manchester-united/): Sulmuesi Brajan Gruda ka gjetur sërish rrugën e rrjetës me fanellën e Brighton-it, duke shënuar në sfidën e vlefshme për Kupën FA. Futbollisti me origjinë nga Shkodra realizoi golin e avantazhit në minutën e 12-të të takimit kundër Manchester United, të zhvilluar në stadiumin “Old Trafford”. SHIKONI VIDEON: Goli i shënuar nga Brajan Gruda në Angli https://vetemsport.com/goli-i-shenuar-nga-brajan-gruda-ne-angli/ Ky realizim ka një rëndësi të veçantë për 20-vjeçarin, i cili gjatë këtij sezoni është përballur me disa lëndime që kanë kushtëzuar aktivizimin e tij. Për Grudën, ky ishte goli i parë pas një periudhe disamujore, pasi hera e fundit që kishte shënuar […] - [ZYRTARE/ Pretendentët nuk ndalen, prezantohet mesfushori](https://vetemsport.com/zyrtare-pretendentet-nuk-ndalen-prezantohet-mesfushori/): Georgios Lleshaj është futbollisti më i ri i Pogradecit. Mesfushori 27-vjeçar vendosi që të mbyllte aventurën me Ilioupolis në Greqi, për të nisur një të re në Kategorinë e Parë të Shqipërisë. Lleshaj është një lojtar që gjatë gjithë karrierës së tij ka luajtur vetëm në Greqi. Ai është aktivizuar për ekipe si Larisa, Ampeloniakos, Trikala, Falaniakos, Dotieas Agias, Iraklis Larisas, Diagoras dhe Panachaiki. NJOFTIMI: Georgios Lleshaj  mesfushor, 27 vjeç është tashmë zyrtarisht pjesë e KF Pogradecit. Klubi i uron suksese në vazhdim! - [ZYRTARE/ Shitja e dytë në merkato, klubi i Superiores nuk ndalet](https://vetemsport.com/zyrtare-shitja-e-dyte-ne-merkato-klubi-i-superiores-nuk-ndalet/): Klubi i Teutës ka njoftuar zyrtarisht shitjen e mesfushorit Higor Vidal, i cili do të vijojë karrierën e tij në kampionatin kinez. Përmes një komunikate për shtyp, durrsakët konfirmuan arritjen e marrëveshjes për transferimin e lojtarit, pa bërë të ditur emrin specifik të skuadrës së re. Braziliani u largua nga bregdetarët pas një periudhe të shkurtër, ku u vlerësua për angazhimin dhe profesionalizmin e treguar në fushë. Ky operacion vjen pas suksesit që klubi pati me shitjen e mëparshme të Gabriel Gomes, duke e pozicionuar Teutën si një nga klubet më aktive në eksportimin e lojtarëve nga Superiorja. Drejtuesit e […] - [30 milionë euro, klubi i njohur tenton Asllanin](https://vetemsport.com/gati-30-milione-euro-klubi-i-njohur-tenton-asllanin/): Sulmuesi i Hoffenheim-it, Fisnik Asllani, është bërë objektiv i merkatos për klubin e njohur turk, Fenerbahçe. Pas dy sezonesh me paraqitje pozitive në Gjermani, 23-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e trajnerit Domenico Tedesco, i cili po këmbëngul për afrimin e tij në Turqi. Gjatë këtij edicioni, futbollisti ka regjistruar shtatë gola dhe tre asistime, shifra që kanë rritur ndjeshëm vlerën e tij në treg. Raportohet se vlera e mundshme e këtij transferimi, që parashikohet të ndodhë gjatë verës, mund të arrijë deri në 30 milionë euro. Megjithatë, Hoffenheim nuk ndodhet në presion për ta shitur lojtarin, pasi Asllani ka një kontratë […] - [VIDEO/ Futbollisti shqiptar nuk ndalet, tund rrjetën në La Liga. Shikoni golin](https://vetemsport.com/video-futbollisti-shqiptar-nuk-ndalet-tund-rrjeten-ne-la-liga-shikoni-golin/): Sulmuesi Vedat Muriqi ka gjetur sërish rrugën e rrjetës në elitën e futbollit spanjoll, gjatë sfidës që Mallorca po zhvillon ndaj Rayo Vallecano. Në takimin e vlefshëm për javën e 19-të të La Liga, futbollisti i përfaqësueses së Kosovës realizoi golin e barazimit në minutën e 30-të. Ky realizim e dërgon sulmuesin në kuotën e 11 golave personalë për këtë sezon në kampionat, duke konfirmuar formën e tij të mirë para portës. Muriqi u tregua mjaft efikas brenda zonës, duke rikthyer baraspeshën në një moment kyç të ndeshjes. Paraqitja e tij mbetet vendimtare për objektivat e Mallorcës në këtë pjesë […] - [La Liga apo Premier League? Mitaj bëhet gati për hapin e madh, vjen konfirmimi](https://vetemsport.com/la-liga-apo-premier-league-mitaj-behet-gati-per-hapin-e-madh-vjen-konfirmimi/): E ardhmja e Mario Mitajt duket se do të jetë larg skuadrës së Al Itihad. Drejtori sportiv i klubit arab, Ramon Planes, ka konfirmuar zyrtarisht se për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare kanë mbërritur oferta konkrete nga kampionati anglez dhe ai spanjoll. Ky zhvillim vjen pas një periudhe ku lojtari ka mbetur jashtë planeve të teknikut, duke mos u grumbulluar në dy sfidat e fundit të ekipit. Edhe pse Planes ishte nismëtari i afrimit të tij në Arabi, situata aktuale po shtyn palët drejt një largimi të mundshëm gjatë kësaj merkatoje. Aktualisht po shqyrtohen të gjitha alternativat për të gjetur destinacionin […] - [ZYRTARE/ Klubi i Superiores mbush arkat, shet mesfushorin. Zbulohen shifrat](https://vetemsport.com/zyrtare-klubi-i-superiores-mbush-arkat-shet-mesfushorin-zbulohen-shifrat/): Klubi i Gaziantep ka zyrtarizuar blerjen e mesfushorit Gasama Karamba nga radhët e Dinamos. Futbollisti 21-vjeçar ka nënshkruar një kontratë që e lidh me skuadrën e Superligës turke për një periudhë prej tre vitesh e gjysmë. Nga ky operacion, klubi kryeqytetas do të përfitojë një shumë prej rreth 200 mijë eurosh. Karamba është prezantuar tashmë te ekipi i tij i ri pas mbylljes së procedurave të transferimit. Lëvizja drejt kampionatit turk vjen pas një ecurie pozitive të lojtarit në sezonin e fundit. Performanca e tij në fushë shërbeu si arsye kryesore për interesimin e drejtuesve të Gaziantep. Ky kalim shënon […] - [Ankth për Gjimshitin, transportohet në spital. Zbulohet dëmtimi](https://vetemsport.com/ankth-per-gjimshitin-transportohet-ne-spital-zbulohet-demtimi/): Ankth për Berat Gjimshitin dhe kombëtaren shqiptare. Mbrojtësi kuqezi ka pësuar një dëmtim në fitoren 2-0 që Atalanta regjistroi kundër Torinos, për të ngritur alarmin në kampin bergamask. Gjimshiti la fushën duke çaluar para përfundimit të pjesës së parë, pas një përplasjeje të fortë me ish-shokun e skuadrës, Duván Zapata, tashmë pjesë e Torinos. Episodi ndodhi në një duel ajror, ku Zapata u përplas me Gjimshitin, i cili u shtri në fushë duke ndier dhimbje të forta. Tre minuta më vonë, mbrojtësi i Atalantës u detyrua të largohej nga loja, duke u zëvendësuar nga Isak Hien. Sipas informacioneve të para, […] - [Edi Martini njofton “largimin”: Këtu është e pamundur…](https://vetemsport.com/edi-martini-njofton-largimin-ketu-eshte-e-pamundur/): Edi Martini në pozitën e trajnerit të Vllaznisë ka folur për mediat pas fitores 1 – 0 ndaj Pogradecit në “Loro Boriçi”, duel i vlefshëm për fazën 1/8-ave në Kupën e Shqipërisë. “E vështirë. Pogradeci ka ekip të mirë, pavarësisht se ishin të favorizuar sot sepse kanë 1 javë kohë për të përgatitur ndeshjen tjetër, u fillon kampionati pas një jave. Ne pas 3 ditëve. Ishim të detyruar të mbanim në stol pjesën më të madhe të lojtarëve, ishin 6 lojtarë që nuk ishin në formacionin e parë.  Gjithsesi u bë ndeshje e vështirë, edhe terreni shumë i rënduar. I […] - [VIDEO/ Anis Mehmeti “makineri” golash, shikoni realizimin e radhës](https://vetemsport.com/video-anis-mehmeti-makineri-golash-shikoni-realizimin-e-radhes/): Anis Mehmeti ka vijuar ecurinë e tij pozitive në futbollin anglez duke shënuar një tjetër gol për skuadrën e Bristol City. Ky realizim erdhi në ndeshjen e vlefshme për Kupën FA, ku mesfushori shqiptar dyfishoi shifrat në përballjen kundër Watford. Goli u shënua në minutën e 37-të të takimit, duke konfirmuar formën e mirë të lojtarit në këtë fillimviti. SHIKONI VIDEON: GOLI I SHËNUAR NGA ANIS MEHMETI https://vetemsport.com/goli-i-shenuar-nga-anis-mehmeti-3/ Ky është goli i dytë për Mehmetin brenda dhjetë ditëve të para të janarit, pas atij të shënuar në kampionat më 1 janar. Megjithëse vlerësohet si një prej lojtarëve shqiptarë me performancën […] - [Goli i shënuar nga Erald Çinari](https://vetemsport.com/goli-i-shenuar-nga-erald-cinari/): Sulmuesi shkodran Erald Çinari ka qenë protagonisti kryesor në fitoren e fundit të skuadrës Al Jabalain në Ligën e Parë Arabe. Gjatë sfidës së javës së 16-të kundër Al Arabi, ai arriti të zhbllokonte rezultatin në minutën e 56-të të takimit. Ky gol i dha avantazhin dhe qetësinë e nevojshme ekipit të tij për të administruar ndeshjen deri në fund. Takimi u mbyll me rezultatin 0-2, duke i siguruar Al Jabalain tre pikë mjaft të rëndësishme për renditjen. Falë këtij suksesi, skuadra është ngjitur në vendin e gjashtë, pozicion që lejon pjesëmarrjen në fazën “Play Off”. Për futbollistin shqiptar, ky […] - [Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë skuadrat çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin](https://vetemsport.com/kupa-e-shqiperise-percaktohen-tete-skuadrat-cerekfinaliste-ndahen-vazot-per-shortin/): Kanë përfunduar ndeshjet e fazës 1/8 të Kupës së Shqipërisë 2025-2026, duke përcaktuar tetë skuadrat që vazhdojnë rrugëtimin drejt trofeut dhe sigurojnë kualifikimin në fazën çerekfinale. Tirana, Dinamo City, Partizani, Bylis, Teuta, Vllaznia, Egnatia dhe AF Elbasani janë ekipet e kualifikuara për në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Të gjitha ndeshjet e fazës 1/8 u zhvilluan ditën e sotme. Në takimet e orës 13:00, Dinamo City dhe Partizani e siguruan pa vështirësi kualifikimin, duke fituar me rezultatin 3-0. Dinamo City triumfoi ndaj Besës, ndërsa Partizani mposhti Burrelin. SHIKONI VIDEOT E GOLAVE: GOLAT E SHËNUAR NË KUPËN E SHQIPËRISË https://vetemsport.com/golat-e-shenuar-ne-kupen-e-shqiperise/ Ndeshjet Tirana kundër […] - [VIDEO/ “Plas” keq në Elbasani-Flamurtari, shpërthen kapiteni ndaj gjyqtarit: Shan nga robt ai…](https://vetemsport.com/video-plas-keq-ne-elbasani-flamurtari-shperthen-kapiteni-ndaj-gjyqtarit-shan-nga-robt-ai/): Emiljano Musta është përplasur me gjyqtarin Andi Koçi, ndërsa Elbasani po maste forcat me Flamurtarin. Ndeshja e vlefshme për Kupën e Shqipërisë pa kapitenin e Elbasanit, që të largohej me karton të kuq në minutën e 105-të. Musta kishte shkaktuar penallti vetëm pak më parë, ndërsa Lorenc Trashi e humbi te Flamurtari. Pas atij episodi ndodhi edhe përplasja me Koçin, teksa ky i fundit i tregoi menjëherë kartonin e kuq. SHIKONI VIDEON: Perplasja në Elbasani-Flamurtari https://vetemsport.com/perplasja-ne-elbasani-flamurtari/ Lojtari i Elbasanit iu drejtua zyrtarëve të FSHF-së duke pretenduar se është ofenduar nga gjyqtari Koçi. “Shan nga robt ai arbitri juaj…”, dëgjohet të […] - [Kupa e Shqipërisë/ Vllaznia “vuan” ndaj Pogradecit, kualifikohen 3 skuadra](https://vetemsport.com/kupa-e-shqiperise-vllaznia-vuan-ndaj-pogradecit-kualifikohen-3-skuadra/): Janë përcaktuar tre skuadrat e tjera, të kualifikuara në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë. Teuta triumfoi 2-0 ndaj Vorës, për të prerë biletën e kualifikimit. Golat e Jurgens dhe Tolit, i dhanë kualifikimin durrsakëve. SHIKONI VIDEOT E GOLAVE: GOLAT E SHËNUAR NË KUPËN E SHQIPËRISË https://vetemsport.com/golat-e-shenuar-ne-kupen-e-shqiperise/ Vllaznia kaloi me vuajtje ndaj Pogradecit, duke fituar 1-0, falë një goli të shënuar nga Gjini në minutën e 85-të. SHIKONI VIDEOT E GOLAVE: GOLAT E SHËNUAR NË KUPËN E SHQIPËRISË https://vetemsport.com/golat-e-shenuar-ne-kupen-e-shqiperise/ Me të njëjtin rezultat u kualifikua edhe Egnatia ndaj Apolonisë. Rrogozhinasit iu falën goli të Buric në minutën e 19-të. SHIKONI VIDEOT E GOLAVE: GOLAT E SHËNUAR […] - [ZYRTARE/ Tirana mbetet “thatë”, Çekiçi vishet i kuq](https://vetemsport.com/zyrtare-tirana-mbetet-thate-cekici-vishet-i-kuq/): Mesfushori Endri Çekiçi ka nënshkruar zyrtarisht një kontratë me klubin Zakho SC, duke u bërë pjesë e elitës së futbollit në Irak. 29-vjeçari ka vendosur ta vazhdojë karrierën e tij në këtë kampionat për pjesën e mbetur të sezonit aktual. Për shërbimet e ish-lojtarit të Kombëtares shqiptare interesim konkret kishte shfaqur edhe ekipi i Tiranës. Megjithatë, klubi bardheblu nuk arriti të konkretizonte marrëveshjen me fantazistin. Para këtij transferimi, Çekiçi ishte pjesë e klubit Belouizdad në kampionatin e Algjerisë. Gjatë eksperiencës së tij atje, ai kontribuoi me një gol të shënuar dhe një asist. Tashmë, lojtari shqiptar do të nisë një […] - [Pritej te Vllaznia, sulmuesi kalon te rivalët e Superiores](https://vetemsport.com/pritej-te-vllaznia-sulmuesi-kalon-te-rivalet-e-superiores/): Klubi i Teutës ka arritur marrëveshjen për rikthimin e sulmuesit Klejdi Daci në radhët e tij. Pas një periudhe negociatash, durrsakët siguruan shërbimet e lojtarit, për të cilin interes shfaqi edhe skuadra e Vllaznisë. Daci vjen pas një eksperience në Superligën e Uzbekistanit, ku u aktivizua me ekipin OKMK Olmaliq që prej verës së vitit 2024. Futbollisti është produkt i akademisë së Partizanit dhe numëron disa angazhime të mëparshme me klube si Kastrioti dhe Kukësi. Përpara transferimit jashtë vendit, sulmuesi kishte qenë pjesë e rëndësishme e Teutës. Tashmë, objektiv i lojtarit dhe i klubit mbetet arritja e zonës “Final Four” […] - [ZYRTARE/ Afrim i bujshëm, pretendentët përforcojnë mesfushën](https://vetemsport.com/zyrtare-afrim-i-bujshem-pretendentet-perforcojne-mesfushen/): Pogradeci ka zyrtarizuar afrimin e lojtarit brazilian Odaildo Souza de Oliveira si përforcimin më të ri të skuadrës. Ky transferim pason blerjen e sulmuesit Kristjan Preknicaj, duke shënuar lëvizjen e dytë të rëndësishme të “liqenorëve” në merkaton e janarit. 31 vjeçari, zotëron një përvojë të konsiderueshme në kategoritë e futbollit shqiptar. Gjatë karrierës së tij në vendin tonë, ai ka qenë pjesë e ekipeve si Flamurtari, Oriku, Besa dhe Bylisi. Përveç angazhimeve në Shqipëri, futbollisti ka një historik të gjatë aktivizimi edhe në kampionatin brazilian. Në vendlindjen e tij, ai ka luajtur për klube të njohura si America RN, Globo, […] - [Kupa e Shqipërisë/ Tirana-Skënderbeu vendoset pas shtesave, skuadrat e kualifikuara](https://vetemsport.com/kupa-e-shqiperise-tirana-skenderbeu-vendoset-pas-shtesave-skuadrat-e-kualifikuara/): Janë mbyllur katër ndeshjet e para të Kupës së Shqipërisë, të vlefshme për fazën e 1/8-ve. Tirana siguroi kualifikimin, pasi mposhti 2-1 Skënderbeun pas shtesave. Bardheblutë kaluan në avantazh falë golit të shënuar nga Myslovic në pjesën e parë. Korçarët barazuan në fund dhe e dërguan ndeshjen në shtesa. Në minutën e 118-të, Etienne Tare shënoi golin e fitores për kryeqytetasit. SHIKONI VIDEOT E GOLAVE: GOLAT E SHËNUAR NË KUPËN E SHQIPËRISË https://vetemsport.com/golat-e-shenuar-ne-kupen-e-shqiperise/ Partizani kaloi pa shumë probleme Burrelin, pas fitores 3-0, me golat e shënuar nga Human, Coteras dhe Skuka. SHIKONI VIDEOT E GOLAVE: GOLAT E SHËNUAR NË KUPËN […] - [Kupa e Shqipërisë, Skënderbeu “trondit” Tiranën. Mësoni skuadrat e kualifikuara](https://vetemsport.com/kupa-e-shqiperise-skenderbeu-trondit-tiranen-mesoni-skuadrat-e-kualifikuara/): Janë mbyllur dy nga katër ndeshjet e para të Kupës së Shqipërisë, të vlefshme për fazën e 1/8-ve. Skënderbeu ka shtangur Tiranën në minutat e fundit. Bardheblutë kaluan në avantazh falë golit të shënuar nga Myslovic në pjesën e parë. Korçarët barazuan në fund dhe e dërguan ndeshjen në shtesa. SHIKONI VIDEOT E GOLAVE: GOLAT E SHËNUAR NË KUPËN E SHQIPËRISË https://vetemsport.com/golat-e-shenuar-ne-kupen-e-shqiperise/ Partizani kaloi pa shumë probleme Burrelin, pas fitores 3-0, me golat e shënuar nga Human, Coteras dhe Skuka. SHIKONI VIDEOT E GOLAVE: GOLAT E SHËNUAR NË KUPËN E SHQIPËRISË https://vetemsport.com/golat-e-shenuar-ne-kupen-e-shqiperise/ Dinamo triumfoi 2-0 ndaj Besës në kryeqytet. Golat […] - [E BUJSHME/ Mitaj drejt Premier League, shok skuadre me shqiptarin tjetër](https://vetemsport.com/e-bujshme-mitaj-drejt-premier-league-shok-skuadre-me-shqiptarin-tjeter/): Mario Mitaj, pritet të largohet nga Al Ittihad gjatë merkatos së janarit.  Lajmi bëhet i ditur nga “STC”, që raporton interesimin e Sunderland për 22-vjeçarin.  Klubi anglez po ndjek situatën e futbollistit dhe po vlerëson mundësinë e transferimit. Ndërkohë, Mitaj është lënë jashtë skuadrës për ndeshjen e tretë radhazi nga trajneri Sérgio Conceição.  Kjo situatë ka shtuar spekulimet mbi të ardhmen e tij në klub. Sipas raportimeve, ekziston një mosmarrëveshje mes lojtarit dhe drejtuesve të Al-Ittihad.  Kjo lidhet me kërkesën e Mitajt për t’u larguar nga skuadra që në verën e vitit 2025. Në rast transferimi te Sunderland në Premier […] - [Disiplina/ Vonesat ndaj Elbasanit, dënohet Tirana](https://vetemsport.com/disiplina-vonesat-ndaj-elbasanit-denohet-tirana/): Komisioni i Disiplinës në FSHF, ka zbuluar vendimet e marra, në lidhje me ngjarjet e ndodhura në javën e fundit të fazës së dytë në Superiore. Tirana është dënuar me gjobë 500 mijë lekë, për vonesa gjatë ndeshjes ndaj Elbasanit. Këta të fundit janë dënuar po ashtu me gjobë, për sjellje të gabuar të tifozëve. Te Tirana është dënuar me katër ndeshje zyrtari i klubit, Eranjo Isai, ndërsa me dy ndeshje pezullim është dënuar trajneri i Partizanit B, Realf Zhivanaj. VENDIMET: 1. AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë […] - [Ibraimi bën goditjen e parë, Partizani gjen sulmues](https://vetemsport.com/ibraimi-ben-goditjen-e-pare-partizani-gjen-sulmues/): Agim Ibraimi ka nisur punën në pozicionin e drejtorit të ri sportiv te Partizani duke arritur një akord me sulmuesin Carlos Rivas. Futbollisti 25-vjeçar nga Peruja ka përvojë të mëparshme në kampionatin shqiptar, pasi ka mbajtur veshur fanellën e klubit të Kukësit. Sulmuesi anësor ka një gjatësi prej 184 centimetrash dhe njihet për kontributin e tij në lojën në ajër. Ky afrim shton alternativat në fazën sulmuese për trajnerin Oltijon Kërnaja gjatë pjesës së mbetur të sezonit. Objektivi kryesor i klubit mbetet arritja e pozicionit në “Final 4” për të konkurruar më pas për titullin kampion. Pas përfundimit të 18 […] - [Paraskenat, Partizani tentoi Redon Xhixhën](https://vetemsport.com/paraskenat-partizani-tentoi-redon-xhixhen/): Redon Xhixha u rikthye në Superiore, duke firmosur me Tiranën, pas përfundimit të përvojës së tij me klubin algjerian CR Belouizdad. Për lojtarin 27-vjeçar ka pasur interesim edhe nga ekipi i Partizanit, i cili kishte nisur kontaktet përpara hapjes së merkatos. Megjithatë, futbollisti zgjodhi t’i bashkohej Tiranës, duke u bërë pjesë e projektit të ri të presidentit Refik Halili. Në vendimin e tij ka ndikuar njohja e ambientit bardheblu, ku më parë është shpallur kampion i Shqipërisë. Gjatë periudhës së parë me këtë klub, sulmuesi ka shënuar 32 gola dhe ka dhënë 7 asistime në 55 ndeshje zyrtare. Afrimi i […] - [Vendimi drastik, Mitaj “tronditet” tek Al Ittihad](https://vetemsport.com/vendimi-drastik-mitaj-tronditet-tek-al-ittihad/): Ndeshja ndërmjet Al-Kholood dhe Al-Ittihad ka nisur pa praninë e mbrojtësit shqiptar Mario Mitaj në listën e lojtarëve të grumbulluar. Trajneri i Al-Ittihad, Sergio Conceicao, ka vendosur ta lërë futbollistin jashtë skuadrës për këtë takim të javës së 14-të të ligës saudite. Ky vendim vjen pas një periudhe ku lojtari nuk ka qenë pjesë e planeve teknike të trajnerit portugez. Mungesa e aktivizimit të tij ka shtuar raportimet për një largim të mundshëm të mbrojtësit nga klubi aktual. Megjithëse interesimi ekziston, aktualisht nuk ka një informacion zyrtar mbi destinacionin e ardhshëm të futbollistit. Mario Mitaj numëron 28 paraqitje me Kombëtaren […] - [Vjen zyrtarizimi, Tirana firmos me mbrojtësin nga ekipi tjetër kryeqytetas](https://vetemsport.com/vjen-zyrtarizimi-tirana-firmos-me-mbrojtesin-nga-ekipi-tjeter-kryeqytetas/): Diar Halili do e kalojë pjesën e mbetur të sezonit te Tirana. Prishtina zbuloi së fundmi se është arritur marrëveshja me ekipin e Superiores. Huazimi i mbrojtësit 22-vjeçar vjen pas disa transferimeve të bujshme si Redon Xhixha, Fredi Alvarez dhe Emanuel Ernest. Tirana nuk po kursehet aspak në këtë merkato, për t’u rikthyer sërish si e barabartë me rivalët. Njoftimi i Prishtinës: “Futbollisti ynë, Diar Halili, do ta vazhdojë pjesën pranverore të sezonit 2025/26 te KF Tirana, pas arritjes së marrëveshjes për huazimin e tij. Qendërmbrojtësi ynë kalon te ekipi bardh e blu, ku pritet të jetë një forcë shtesë […] - [ZYRTARE/ Egnatia nis merkaton, prezantohet sulmuesi  ](https://vetemsport.com/zyrtare-egnatia-nis-merkaton-prezantohet-sulmuesi/): Egnatia ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit Daniel Adjessa gjatë merkatos së janarit. Futbollisti 23-vjeçar me shtetësi kamerunase ka nënshkruar një kontratë që e lidh me ekipin rrogozhinas për katër vitet e ardhshme. Gjatë dy sezoneve të fundit, Adjessa ka qenë pjesë e skuadrës Yonpas Dumlupinar. Prezantimi i lojtarit është bërë përmes kanaleve zyrtare të komunikimit të klubit në rrjetet sociale. Ky përforcim vjen si pjesë e strategjisë së trajnerit Edlir Tetova për të ndërhyrë në repartin ofensiv gjatë kësaj periudhe transferimesh. Sulmuesi do të vihet menjëherë në dispozicion të stafit teknik për pjesën e mbetur të sezonit. Ky hap synon […] - [Goli i shënuar nga Brajan Gruda në Angli](https://vetemsport.com/goli-i-shenuar-nga-brajan-gruda-ne-angli/): Sulmuesi Brajan Gruda ka gjetur sërish rrugën e rrjetës me fanellën e Brighton-it, duke shënuar në sfidën e vlefshme për Kupën FA. Futbollisti me origjinë nga Shkodra realizoi golin e avantazhit në minutën e 12-të të takimit kundër Manchester United, të zhvilluar në stadiumin “Old Trafford”. Ky realizim ka një rëndësi të veçantë për 20-vjeçarin, i cili gjatë këtij sezoni është përballur me disa lëndime që kanë kushtëzuar aktivizimin e tij. Për Grudën, ky ishte goli i parë pas një periudhe disamujore, pasi hera e fundit që kishte shënuar ishte në muajin gusht. Ironikisht, edhe në atë kohë, sulmuesi kishte […] - [EKSKLUZIVE/ Klubi i Superiores largon drejtorin sportiv, pritet emërimi i Abilaliajt](https://vetemsport.com/ekskluzive-klubi-i-superiores-largon-drejtorin-sportiv-pritet-emerimi-i-abilaliajt/): Artim Pollozhani ka ndërprerë bashkëpunimin me klubin e Flamurtarit, duke u larguar zyrtarisht nga detyra e drejtorit sportiv. 43-vjeçari ishte përgjegjës për ndërtimin e organikës së skuadrës gjatë këtij sezoni futbollistik. Gjatë periudhës së deritanishme të merkatos së dimrit, klubi vlonjat nuk ka zyrtarizuar ende asnjë afrim të ri në skuadër. Drejtuesit e Flamurtarit kanë paralajmëruar ndërhyrje në përbërje gjatë ditëve në vijim për të forcuar grupin. Aktualisht, ekipi renditet në vendin e parafundit të klasifikimit, pozicion që kërkon ndryshime për të përmirësuar rezultatet. “Vetëm Sport” mëson ekskluzivisht se favoriti për të marrë postin e drejtorit sportiv te Flamurtari, është […] - [VIDEO/ Shpërthejnë polemikat, shikoni “hilen” e Milanit te penalltia e Genoas  ](https://vetemsport.com/video-shperthejne-polemikat-shikoni-hilen-e-milanit-te-penalltia-e-genoas/): Gjatë minutave shtesë të ndeshjes Milan-Genoa, gjyqtari akordoi një penallti për ekipin mik pas një ndërhyrjeje të Bartesaghit ndaj Ellertsson. Në atë moment rezultati i takimit ishte i barabartë 1-1 dhe goditjen nga 11-metërshi e mori përsipër futbollisti Stanciu. Përpara ekzekutimit të goditjes, mbrojtësi Strahinja Pavlovic u filmua duke dëmtuar qëllimisht pikën e penalltisë. SHIKONI VIDEON: “Hilja” te penalltia https://vetemsport.com/hilja-te-penalltia/ Goditja e Stanciut përfundoi mbi portë, duke bërë që rezultati i ndeshjes të mos ndryshonte deri në mbyllje. Kjo bëri që në rrjetet sociale të shpërthejnë polemikat. Ky veprim solli në vëmendje një episod të vitit 2001, kur lojtari Maspero […] - [U transferua me bujë, te Tirana marrin lajmin e keq për Xhixhën](https://vetemsport.com/u-transferua-me-buje-te-tirana-marrin-lajmin-e-keq-per-xhixhen/): Redon Xhixha i është bashkuar zyrtarisht seancave stërvitore të skuadrës së Tiranës nën drejtimin e trajnerit Ardian Nuhiu. Për shkak të mungesës së lejekalimit zyrtar pas ndërprerjes së kontratës me klubin CR Belouizdad, lojtari nuk do të aktivizohet në ndeshjen e parë të Kupës ndaj Skënderbeut. Sulmuesi pritet të jetë i gatshëm për lojë sapo të përfundojnë procedurat e dokumentacionit dhe të arrijë formën optimale fizike. Skuadra bardheblu synon të krijojë një repart sulmues të përbërë nga Tabeku, Ernest dhe Xhixha për pjesën e dytë të sezonit. Ky grupim lojtarësh pritet të ndryshojë dinamikën e lojës ofensive përmes shpejtësisë në […] - [Pritej te Tirana, Endri Çekiçi firmos me të kuqtë. Zbulohen detajet](https://vetemsport.com/pritej-te-tirana-endri-cekici-firmos-me-te-kuqte-zbulohen-detajet/): Mesfushori Endri Çekiçi është transferuar drejt kampionatit irakian te skuadra Zakho. Sipas raportimeve, futbollisti 29-vjeçar ka nënshkruar një kontratë që do të jetë e vlefshme deri në përfundim të këtij sezoni. Kjo marrëveshje mbyll mundësinë e transferimit të lojtarit te klubi i Tiranës gjatë merkatos dimërore. Zyrtarizimi i këtij kalimi parashikohet të ndodhë brenda ditës së sotme. Klubi i ri i Çekiçit, Zakho SC, bën pjesë në elitën e futbollit në Irak. Aktualisht, kjo skuadër renditet në vendin e nëntë të klasifikimit të përgjithshëm. Ish-lojtari i Kombëtares shqiptare do t’i bashkohet menjëherë grupit të lojtarëve në ekipin e tij të […] - [ZYRTARE/ Partizani njofton afrimin e bujshëm, e prezanton presidenti Demi](https://vetemsport.com/zyrtare-partizani-njofton-afrimin-e-bujshem-e-prezanton-presidenti-demi/): Agim Ibraimi është zyrtarisht drejtori i ri sportiv i Partizanit. Klubi i kuq e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale. Rikujtojmë që Ibraimi u largua në fundin e sezonit të kaluar nga Tirana pas një viti ku kishte ai në dorë drejtimin e bardhebluve duke ndërtuar skuadrën kryeqytetase. Tashmë ai vjen te klubi tjetër kryeqytetas, te rivalët e përjetshëm të bardhebluve. Njoftimi i plotë FK Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me Agim Ibraimin. 37 vjeçari nga Tetova do të jetë pjesë e organikës së klubit, teksa është emëruar në postin e drejtorit sportiv. Ibraimi është […] - [U largua nga Tirana, Soler kalon te skuadra tjetër shqiptare](https://vetemsport.com/u-largua-nga-tirana-soler-kalon-te-skuadra-tjeter-shqiptare/): Ian Soler është pranë nisjes së një etape të re në karrierën e tij.  Mesfushori spanjoll, i cili u largua nga Tirana pas përfundimit të bashkëpunimit, pritet të transferohet në kampionatin e Kosovës. Destinacioni i radhës për lojtarin pritet të jetë skuadra e Drenicës. Pas një eksperience jo bindëse me bardheblutë, Soler nuk ishte më pjesë e planeve të klubit kryeqytetas.  Si pasojë, ai ka qenë në kërkim të një ekipi të ri për vazhdimin e karrierës. Burime pranë lojtarit bëjnë me dije se bisedimet me Drenicën janë në fazë të avancuar.  Marrëveshja pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim. […] - [EKSKLUZIVE/ “Tradhti” në kryeqytet, Partizani mbyll akordin. “Frenat” i merr ish-i i Tiranës](https://vetemsport.com/ekskluzive-tradhti-ne-kryeqytet-partizani-mbyll-akordin-frenat-i-merr-ish-i-i-tiranes/): “Vetëm Sport” mëson ekskluzivisht se Agim Ibraimi është emëruar drejtori i ri sportiv i Partizanit.  Klubi i kuq ishte pa një drejtues në këtë post që prej largimit të Arbër Abilaliajt. Sipas informacioneve të “Vetëm Sport”, palët kanë arritur një marrëveshje dhe zyrtarizimi do të vijë të premten.  Ibraimi e ka ushtruar së fundmi të njëjtin funksion te Tirana. Bashkëpunimi i tij me klubin bardheblu u ndërpre pas rezultateve jo të kënaqshme të skuadrës. Pas përfundimit të këtij angazhimi, ai ka zhvilluar bisedime me drejtuesit e Partizanit.  Këto bisedime janë konkretizuar me një akord mes palëve. Emërimi i tij pritet […] - [GOLI I SHËNUAR NGA ANIS MEHMETI](https://vetemsport.com/goli-i-shenuar-nga-anis-mehmeti-3/): Anis Mehmeti ka vijuar ecurinë e tij pozitive në futbollin anglez duke shënuar një tjetër gol për skuadrën e Bristol City. Ky realizim erdhi në ndeshjen e vlefshme për Kupën FA, ku mesfushori shqiptar dyfishoi shifrat në përballjen kundër Ëatford. Goli u shënua në minutën e 37-të të takimit, duke konfirmuar formën e mirë të lojtarit në këtë fillimviti. Ky është goli i dytë për Mehmetin brenda dhjetë ditëve të para të janarit, pas atij të shënuar në kampionat më 1 janar. Megjithëse vlerësohet si një prej lojtarëve shqiptarë me performancën më konstante në dy sezonet e fundit, ai nuk […] - [Perplasja në Elbasani-Flamurtari](https://vetemsport.com/perplasja-ne-elbasani-flamurtari/): Emiljano Musta është përplasur me gjyqtarin Andi Koçi, ndërsa Elbasani po maste forcat me Flamurtarin. Ndeshja e vlefshme për Kupën e Shqipërisë pa kapitenin e Elbasanit, që të largohej me karton të kuq në minutën e 105-të. Musta kishte shkaktuar penallti vetëm pak më parë, ndërsa Lorenc Trashi e humbi te Flamurtari. Pas atij episodi ndodhi edhe përplasja me Koçin, teksa ky i fundit i tregoi menjëherë kartonin e kuq. Lojtari i Elbasanit iu drejtua zyrtarëve të FSHF-së duke pretenduar se është ofenduar nga gjyqtari Koçi. “Shan nga robt ai arbitri juaj…”, dëgjohet të thotë lojtari. Një episod i paprecedentë […] - [Ndizet merkato! Mario Mitaj vesh fanellën e Barcelonës](https://vetemsport.com/ndizet-merkato-mario-mitaj-vesh-fanellen-e-barcelones/): Mario Mitaj siç dihet tashmë prej muajsh vazhdon karrierën në Arabinë Saudite, ku mbrojtësi shqiptar është një element kyç i Al-Ittihad. 22-vjeçari së fundi na ka zbuluar diçka të veçantë për veten e tij. Në një postim në “Insta-Story” ka treguar se është një fans i skuadrës së Barcelonës. Kjo pasi Mitaj mban veshur fanellën e katalanasve, ndërsa ishte prezent në stadiumin “King Abdullah Sports City” në Jeddah për të parë nga afër gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës, ku Barcelona triumfoi 5-0 ndaj Athletico Bilbaos. Një postim i cili ka surprizuar tifozët. Gjithsesi asgjë nuk ka të bëjë me ndonjë […] - [GOLAT E SHËNUAR NË KUPËN E SHQIPËRISË](https://vetemsport.com/golat-e-shenuar-ne-kupen-e-shqiperise/): Me poshte mund te ndiqni te gjithe golat e shenuar me video. Shikim te kendshem. VLLAZNIA-POGRADECI, GOLI I SHENUAR EGNATIA-TEUTA, GOLI I SHENUAR TEUTA-VORA, GOLAT E SHENUAR TIRANA-SKENDERBEU, GOLAT E SHENUAR PARTIZANI-BURRELI, GOLAT E SHENUAR DINAMO-BESA, GOLAT E SHENUAR - [Goditje e bujshme, klubi i Superiores tenton Endri Çekiçin](https://vetemsport.com/goditje-e-bujshme-klubi-i-superiores-tenton-endri-cekicin/): Pas firmosjes me Redon Xhixhën, Tirana është shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje edhe me mesfushorin Endri Çekiçi.  Lojtari ka qenë më parë pjesë e të njëjtit ekip me Xhixhën gjatë eksperiencës së tyre në Algjeri. Sipas “Albanian Talents”, kontaktet mes palëve janë intensifikuar ditët e fundit. Çekiçi po vlerëson mundësinë e rikthimit në kampionatin shqiptar.  Mesfushori pritet të martohet gjatë verës, çka e bën këtë vendim edhe më të rëndësishëm për të. Përveç Tiranës, interes për shërbimet e tij kanë shfaqur edhe Egnatia dhe Flamurtari.  Situata pritet të qartësohet në ditët në vijim, me palët që po analizojnë opsionet […] - [ZYRTARE/ “Bomba” e merkatos, Tirana “fik” rivalët. Firmos sulmuesi](https://vetemsport.com/zyrtare-bomba-e-merkatos-tirana-fik-rivalet-firmos-sulmuesi/): Redon Xhixha është zyrtarisht lojtar i Tiranës, duke u rikthyer te klubi ku ka luajtur më parë. Sulmuesi pritet të jetë një alternativë shtesë në repartin ofensiv, në një moment të vështirë për skuadrën bardheblu. Prezantimi i tij u realizua përmes një videoje të veçantë të publikuar nga klubi. Në fillim të videos, Xhixha shprehet se nuk i bëhet të largohet nga Tirana.  Më pas, ai i përgjigjet një telefonate nga klubi dhe konfirmon rikthimin e tij. Futbollisti thekson se kishte paralajmëruar më herët se do të kthehej një ditë te Tirana.  Videoja shoqërohet me mbishkrimin që nënvizon lidhjen e […] - [Burnley-Manchester United, merret vendimi për Brojën](https://vetemsport.com/burnley-manchester-united-merret-vendimi-per-brojen/): Armando Broja do të numërojë sot ndeshjen e tij të 4-t radhazi me fanellën e titullarit. Situata ka ndryshuar tërësisht për sulmuesin shqiptar, që tashmë po merr kohën e duhur për të arritur formën e tij më të mirë. Trajneri i Burnley-t e ka zgjedhur sërish lojtarin kuqezi në 11-shen titullare, duke treguar besimin që ka te aftësitë e tij. Këtë herë Armando Broja do të sfidojë Manchester United-in, që së fundmi ka shkarkuar edhe trajnerin Amorim. Kjo ndeshje do të jetë e vlefshme për javën e 21-të të Premier League-s. - [Klubi i Superiores mbush arkat, shet mesfushorin në Turqi](https://vetemsport.com/klubi-i-superiores-mbush-arkat-shet-mesfushorin-ne-turqi/): Dinamo City ka arritur marrëveshjen me ekipin turk Gaziantep për transferimin e futbollistit Karamba Gassama. Sipas të dhënave të bëra publike, vlera e shitjes së 21-vjeçarit kap shifrën e 500 mijë eurove. Mesfushori nga Gambia do të vijojë karrierën e tij në elitën e futbollit të Turqisë pas një periudhe trevjeçare në Shqipëri. Kontrata parashikon që Dinamo të mbajë 20% të pjesës së kartonit në rast të një rishitjeje të lojtarit në të ardhmen. Ky transferim konsiderohet një lëvizje me përfitim ekonomik për klubin shqiptar, i cili mban aktualisht trofetë e Kupës dhe Superkupës. Gassama bëhet lojtari i radhës që […] - [E BUJSHME/ Blendi Fevziu propozohet për postin e rëndësishëm në FSHF](https://vetemsport.com/e-bujshme-blendi-fevziu-propozohet-per-postin-e-rendesishem-ne-fshf/): Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër zhvilloi Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore për vitin 2026 me pjesëmarrjen e 27 delegatëve. Lazer Matija u rizgjodh unanimisht në postin e kryetarit të shoqatës për një mandat të ri katërvjeçar. Përveç zgjedhjeve të brendshme, anëtarët e shoqatës shqyrtuan edhe propozimet për drejtimin e Federatës Shqiptare të Futbollit. Me votim unanim, asambleja vendosi të propozojë zyrtarisht Armand Dukën si kandidat për postin e Presidentit të FSHF-së. Ky propozim pason angazhimin e shoqatës për të mbështetur vijueshmërinë e projekteve aktuale në nivel kombëtar. Një tjetër vendim i rëndësishëm i asamblesë ishte propozimi për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv […] - [Detaji/ E zbulon FSHF-ja, Silvinjo e mbyll me… Shqipërinë](https://vetemsport.com/detaji-e-zbulon-fshf-ja-silvinjo-e-mbyll-me-shqiperine/): Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me trajnerin Silvinjo dhe ndihmësit e tij, Pablo Zabaleta e Dorival Guidoni Junior. Marrëveshja e re do të jetë e vlefshme deri në korrik të vitit 2026, duke synuar kualifikimin në fazën finale të Kupës së Botës. Kontrata e mëparshme e teknikut brazilian kishte përfunduar më 31 dhjetor 2025. Kohëzgjatja prej vetëm gjashtë muajsh tregon se ky mund të jetë cikli i fundit i Silvinjos në drejtimin e kombëtares shqiptare. Ky afat mbulon ndeshjet e fazës “Play-Off” dhe fazën e grupeve të Botërorit, nëse arrihet kualifikimi. Për shkak të kalendarit të […] - [Partizani nis punën, firmos sulmuesi](https://vetemsport.com/partizani-nis-punen-firmos-sulmuesi/): Partizani ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare me sulmuesin e ri Abdu Sarjo. Futbollisti 18-vjeçar nga Gambia u afrua si zbulim nga Afrika dhe është pjesë e akademisë së të kuqve. Sarjo luan si sulmues i krahut të djathtë dhe ka shënuar katër gola me ekipin U-19 gjatë këtij sezoni. Ai është aktivizuar gjithashtu me ekipin B në Kategorinë e Dytë dhe ka luajtur si titullar në miqësoren e fundit ndaj Laçit. Kjo lëvizje vjen në kuadër të politikës së klubit për sigurimin e talenteve të reja me kontrata afatgjata. Aktualisht, skuadrat e moshave të Partizanit kryesojnë në renditjet e kampionateve […] - [Goditje e rëndë për klubin e Superiores, CAS merr vendimin dhe jepet ultimatumi](https://vetemsport.com/goditje-e-rende-per-klubin-e-superiores-cas-merr-vendimin-dhe-jepet-ultimatumi/): Dinamo përballet me një detyrim financiar në fillim të vitit 2026 pas vendimit të CAS. Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv të Lozanës i ka dhënë të drejtë ish-trajnerit Dritan Mehmeti lidhur me ndërprerjen e njëanshme të kontratës së tij. Mehmeti mori drejtimin e skuadrës në sezonin 2023/2024, duke e renditur ekipin në vendin e gjashtë. Megjithëse kontrata u rinovua automatikisht, drejtuesit e larguan atë në gusht të vitit 2024 për të emëruar Ilir Dajën. Fillimisht, Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve në Tiranë caktoi një dëmshpërblim prej 12,000 eurosh, por trajneri e apeloi vendimin. CAS ka vendosur tashmë që Dinamo duhet të […] - ["Hilja" te penalltia](https://vetemsport.com/hilja-te-penalltia/): Gjatë minutave shtesë të ndeshjes Milan-Genoa, gjyqtari akordoi një penallti për ekipin mik pas një ndërhyrjeje të Bartesaghit ndaj Ellertsson. Në atë moment rezultati i takimit ishte i barabartë 1-1 dhe goditjen nga 11-metërshi e mori përsipër futbollisti Stanciu. Përpara ekzekutimit të goditjes, mbrojtësi Strahinja Pavlovic u filmua duke dëmtuar qëllimisht pikën e penalltisë. Goditja e Stanciut përfundoi mbi portë, duke bërë që rezultati i ndeshjes të mos ndryshonte deri në mbyllje. Kjo bëri që në rrjetet sociale të shpërthejnë polemikat. Ky veprim solli në vëmendje një episod të vitit 2001, kur lojtari Maspero kreu një gjest të ngjashëm në […] - [ZYRTARE/ Pritej rinovimi deri në mars, surprizon FSHF. Vuloset e ardhmja e Silvinjos](https://vetemsport.com/zyrtare-pritej-rinovimi-deri-ne-mars-surprizon-fshf-vuloset-e-ardhmja-e-silvinjos/): Federata Shqiptare e Futbollit zyrtarizon rinovimin e kontratës me trajnerin e Kombëtares shqiptare, Silvinjo, si edhe me dy zëvendëstrajnerët e tij, Pablo Zabaleta dhe Dorival Guidoni Junior, duke konfirmuar vazhdimësinë e projektit teknik që ka sjellë rezultate historike për futbollin shqiptar. Kontrata e re me stafin teknik do të jetë e vlefshme deri në korrik 2026, me objektivin madhor kualifikimin për herë të parë në histori të Shqipërisë në fazën finale të Kupës së Botës. Nën drejtimin e trajnerit Silvinjo, Kombëtarja shqiptare ka shënuar një progres të dukshëm në organizim, identitet loje dhe rezultate, duke siguruar për herë të parë […] - [Ndryshon situata, Asllani drejt largimit nga Serie A](https://vetemsport.com/ndryshon-situata-asllani-drejt-largimit-nga-serie-a/): Kur Interi dhe Torino gjetën akordin për huazimin me të drejtë blerjeje për Kristjan Asllanin, e bënë edhe me miratimin e vetë lojtarit, për të cilin qëndrimi në Serie A ishte një kusht i panegociueshëm. Sot situata ka ndryshuar pasi koha nuk punon për asnjërën prej palëve pasi nga fundi i merkatos së dimrit na ndajnë shuma pak javë. Torino ka vendosur pas gjashtë muajsh huazim për të mos ushtruar të drejtën e blerjes për 12 milionë euro. Kështu si Interi edhe lojtari janë të detyruar që të gjejnë një zgjidhje sa më shpejt të jetë e mundur pasi muaj […] - [Nuk ka më dyshime, zbulohet skuadra e re e Xhixhës](https://vetemsport.com/nuk-ka-me-dyshime-zbulohet-skuadra-e-re-e-xhixhes/): Redon Xhixha mund të quhet një lojtar i Tiranës. Mësohet se palët kanë arritur marrëveshjen mes tyre. Sulmuesi ndodhet në Shqipëri, pasi mbylli aventurën e tij në Algjeri. Xhixha ka arritur akordin me Tiranën, ndërsa mungojnë vetëm disa detaje të fundit për tu zgjidhur. Nga ajo që mësohet, Xhixha do të firmosë një kontratë deri në fund të sezonit, me mundësi rinovimi edhe për një tjetër sezon. Me rikthimin e Xhixhës, Tirana bën një afrim të rëndësishëm, në garën për mbijetesë në Superiore. - [Xhixha sqaron të ardhmen: Gabova në Algjeri, jam në Shqipëri...](https://vetemsport.com/xhixha-sqaron-te-ardhmen-gabova-ne-algjeri-jam-ne-shqiperi/): Redon Xhixha foli në Klan News, për karrierën e tij. Sulmuesi zbuloi se momentalisht ndodhet në Shqipëri dhe në pritje se çfarë do të vendosë të ardhmen, ndërsa la të kuptohej se e ka mbyllur aventurën në Algjeri te Belouizdad. Sipas tij, transferimi në Algjeri ishte një zgjidhje e gabuar, ndërsa theksoi se në Azerbajxhan, te Qarabag kishte një periudhë të mirë. Xhixha foli edhe për Tiranën, për të cilët theksoi se kanë mundësi për mbijteseën, sepse janë edhe dy faza kampionat. “Xhixha momentalisht është pa ekip dhe në shtëpinë e tij në Laç. Te Qarabag kalova një periudhë të mirë. […] - [Rikthim në Premier League? Bayern merr vendimin për Kane](https://vetemsport.com/rikthim-ne-premier-league-bayern-merr-vendimin-per-kane/): Harry Kane mund të rinovojë së shpejti kontratën me Bayern Munich. Sipas raportimeve të Sky Germany, klubi bavarez po punon për t’i ofruar kapitenit të Anglisë një marrëveshje të re që do ta mbante atë në “Allianz Arena” deri në vitin 2028 ose 2029. Bisedimet e para për zgjatjen e kontratës tashmë kanë nisur dhe Kane raportohet se është i gatshëm të vazhdojë aventurën e tij në Gjermani. Sulmuesi anglez është shndërruar në një nga figurat kyçe të Bayernit dhe drejtuesit e klubit e shohin atë si pjesë qendrore të projektit afatgjatë. - [Telashe të mëdha te Reali, Mbappe "braktis" madrilenët](https://vetemsport.com/telashe-te-medha-te-reali-mbappe-braktis-madrilenet/): Lajm i keq për Real Madridin 48 orë para fillimit të Superkupës së Spanjës: Mungesa e Kylian Mbappe është konfirmuar. Prandaj, Xabi Alonso do të duhet të bëjë pa yllin francez, i cili është jashtë fushave për shkak të një dëmtimi në gjurin e majtë. Numri 10 i “Los Blancos” kishte humbur ndeshjen e ligës kundër Real Betis, të fituar 5-1 nga shokët e tij të ekipit me një “hat-trick” nga Gonzalo Garcia. Edhe nëse arrin në finale, lojtari nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë dhe do të duhet të qëndrojë jashtë fushave për disa ditë të tjera. […] - [Shkarkimi i Amorim i kushton shtrenjtë Manchester United](https://vetemsport.com/shkarkimi-i-amorim-i-kushton-shtrenjte-manchester-united/): Manchester United po jeton një krizë të vazhdueshme që nuk duket se ka fund. Nuk e fiton titullin e Premier League që nga viti 2013 dhe që nga ai moment shumë trajnerë të mëdhenj kanë kaluar në Old Trafford me objektiv ngritjen e skuadrës, por asnjë nuk ia ka dalë mbanë. I fundit që dështoi në këtë mision ishte pikërisht Ruben Amorim që u shkarkua nga drejtuesit e Manchester City ditën e hënë pas një pjese të parë të sezonit shumë larg pritshmërive të një skuadre ‘Big Six’. Amorim u transferua në Manchester në nëntor të 2024  me etiketën e trajnerit […] - [Dueli ndaj Manchester United, merret vendimi për Brojën](https://vetemsport.com/dueli-ndaj-manchester-united-merret-vendimi-per-brojen/): Sulmuesi Armando Broja pritet të luajë si titullar në ndeshjen e nesërme që Burnley do të zhvillojë në shtëpi kundër Manchester United. Gjatë javëve të fundit, futbollisti shqiptar ka pasur më shumë minuta në dispozicion, duke arritur të shënojë gol dhe të japë një asist në sfidën ndaj Newcastle. Përballja e radhës vjen pas një performance më pak të vlerësuar në takimin e fundit kundër Brighton. Trajneri Scott Parker ka aktualisht mungesa në repartin e avancuar, pasi lojtari Flemming mbetet i dëmtuar. Sulmuesi tjetër, Foster, po kthehet nga Kupa e Afrikës, por nuk pritet të jetë i gatshëm për formacionin […] - [Nuk kanë fund largimet te Partizani, dy lojtarë kalojnë te skuadra tjetër në Shqipëri](https://vetemsport.com/nuk-kane-fund-largimet-te-partizani-dy-lojtare-kalojne-te-skuadra-tjeter-ne-shqiperi/): Klubi i Partizanit po shqyrton mundësinë e huazimit të dy lojtarëve të akademisë, portierit Skandër Tahri dhe mbrojtësit Amdi Diallo, te skuadra e Luftëtarit. Portieri 21-vjeçar, Tahri, nuk ka gjetur hapësira në ekipin e parë këtë sezon, pasi aktualisht preferohen Qirko dhe Hoxha. Diallo, mbrojtësi 19-vjeçar nga Senegali, është aktivizuar me ekipin B dhe ekipin U-19, ku ka shënuar edhe një gol. Luftëtari, që militon në Kategorinë e Parë, ka shprehur interes për shërbimet e tyre me qëllim forcimin e organikës për pjesën e mbetur të kampionatit. Ky lëvizje synon t’u japë lojtarëve mundësinë për të fituar më shumë përvojë […] - [Hap i madh në karrierë, Juventusi tenton portierin shqiptar](https://vetemsport.com/hap-i-madh-ne-karriere-juventusi-tenton-portierin-shqiptar/): Sipas raportimeve të fundit nga “Tuttosport”, portieri Arijanet Muriç është objektiv i klubit të Juventusit për t’u transferuar në Torino. Kartoni i lojtarit të Kosovës zotërohet nga Ipsëich Toën, ndërsa aktualisht ai luan si i huazuar te Sassuolo në Serie A. Juventus po kërkon opsione të reja për portën dhe 27-vjeçari konsiderohet si një alternativë e përshtatshme. Vlera e tij në treg sipas “Transfermarkt” llogaritet rreth 7.5 milionë euro pas performancave pozitive në kampionatin italian. Gjatë karrierës së tij, Muriç ka qenë pjesë e Manchester City-t në Premier League dhe Adana Demirspor në Turqi. Ai mbetet gjithashtu zgjedhja e parë […] - [Lëvizje e bujshme/ Ka luajtur me Porton, mbrojtësi transferohet te klubi i Superiores](https://vetemsport.com/levizje-e-bujshme-ka-luajtur-me-porton-mbrojtesi-transferohet-te-klubi-i-superiores/): Tirana po vijon lëvizjet në merkaton e futbollistëve nën drejtimin e drejtorit sportiv, Omer Bunjaku. Së fundmi, skuadra bardheblu ka arritur marrëveshjen me mbrojtësin kosovar, Diar Halili. 22-vjeçari do t’i bashkohet zyrtarisht klubit kryeqytetas pas akordit të arritur mes palëve. Halili transferohet te Tirana nga skuadra e Prishtinës, ku u aktivizua së fundmi. Gjatë karrierës së tij, mbrojtësi ka mbajtur veshur edhe fanellat e ekipeve KF Vjosa dhe KF Besa. Gjithashtu, lojtari ka një përvojë të mëparshme jashtë vendit me ekipin Porto U19. Ky afrim shënon një tjetër përforcim për repartin defensiv të Tiranës për sezonin aktual. - [Asambleja/ Armand Duka merr të gjitha votat, zgjidhet kryetari për...](https://vetemsport.com/asambleja-propozohet-armand-duka-per-fshf-ne-zgjidhet-kryetari-per-kryeqytetin/): Këtë të premte, 6 janar, u zhvilluan punimet e Asamblesë së Përgjithshme Zgjedhore të Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë. Në mbledhje morën pjesë 45 anëtarë dhe 77 delegatë, të cilët diskutuan mbi pikat e rendit të ditës. Krenar Alimehmeti është rizgjedhur në pozicionin e kryetarit të kësaj shoqate për një mandat të ri katërvjeçar. Gjatë asamblesë u përcaktuan gjithashtu delegatët që do të përfaqësojnë shoqatën në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së. Në rendin e ditës ishin edhe propozimet për kandidatë për President të FSHF-së dhe për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv. Anëtarët e shoqatës kanë propozuar si kandidat z. Armand Duka […] - [Martesa iu kthye në ferr, përlotet Hygerta Sako: Vajzën e gjeta duke…](https://vetemsport.com/martesa-iu-kthye-ne-ferr-perlotet-hygerta-sako-vajzen-e-gjeta-duke/): Hygerta Sako, pjesëmarrëse në Big Brother VIP Kosova 4, ndau me publikun një rrëfim të thellë personal gjatë spektaklit të së hënës. Moderatorja e sportit tregoi për momente kyçe të jetës së saj, duke filluar me humbjen e dhimbshme të babait. Kjo ndodhi në mars të vitit 2020, vetëm tre ditë pasi ai kishte pësuar një sulm në tru, në një kohë kur bota po përballej me pandeminë e COVID-19. Kjo ngjarje, sipas Sakos, ka lënë një plagë ende të pashërueshme. Në vazhdim të rrëfimit të saj, Hygerta ndau detaje edhe nga jeta e saj martesore, duke e përshkruar atë […] - [“Okazion” në merkato, Kristjan Asllani bëhet gati për skuadrën e re](https://vetemsport.com/okazion-ne-merkato-kristjan-asllani-behet-gati-per-skuadren-e-re/): Torino pritet të ndërpresë huazimin me Kristjan Asllanin, pasi nuk konsiderohet më pjesë e planeve të klubit. Interi, i cili zotëron kartonin e lojtarit, po kërkon një destinacion të ri për mesfushorin para se të zyrtarizojë largimin e tij. Sipas raportimeve të fundit, klubet e Sassuolo-s dhe Parmës kanë shprehur interes për shërbimet e 23-vjeçarit. Ndonëse Interi e ka sugjeruar futbollistin edhe te Fiorentina, kjo e fundit nuk ka bërë hapa konkretë së fundmi. Gjatë merkatos së verës, Asllani kishte refuzuar ofertën e Sassuolo-s dhe mundësitë për të luajtur jashtë Italisë. Situata e tij te Torino ndryshoi papritur, duke kaluar […] - [ZYRTARE/ Tirana rikthen sulmuesin e njohur, bardheblutë bëhen të “frikshëm”](https://vetemsport.com/zyrtare-tirana-rikthen-sulmuesin-e-njohur-bardheblute-behen-te-frikshem/): Tirana nuk ndalet me afrimet në merkato. Klubi bardheblu ka njoftuar përforcimin e katërt në këtë merkato dimri. Bëhet fjalë për sulmuesin Emmanuel Ernest. 25-vjeçari ishte pjesë e kryeqytetasve sezonin e kaluar, por u largua në verë, për të kaluar te USM Alger në Algjeri. Aventura aty nuk shkoi sipas pritshmërive dhe palët vendosën të ndërpresin kontratën mes tyre. Nga kjo situatë përfitoi Tirana, që nxitoi për të rikthyer lojtarin. Ernest ka firmosur zyrtarisht me klubin dhe ka bërë prezantimin e tij me drejtorin Omer Bunjaku. Ky është afrimi i katërt për Tiranën, pas Patrik Myslovic, Johan Enrique Cortes Alfaro […] - [Skënderbeu i “dorëzuar”, sulmuesi Nasr “braktis” korçarët](https://vetemsport.com/skenderbeu-i-dorezuar-sulmuesi-nasr-braktis-korcaret/): Skuadra e Skënderbeut kryeson renditjen e Kategorisë së Parë me 40 pikë pas përfundimit të 17 javëve të para. Pas këtij suksesi në kampionat, ekipi korçar do të nisë vitin 2026 me ndeshjen e turit të tretë të Kupës së Shqipërisë kundër Tiranës. Trajneri Ernest Gjoka përballet me mungesa të shumta në formacionin titullar për këtë sfidë. Lojtarët si Saleh Nasr, Lukas Vaskez dhe Randi nuk janë bashkuar ende me grupin për shkak të pushimeve dhe vonesave të udhëtimit. Gjithashtu, mesfushorët Baba Musa dhe Salim Abubakar mungojnë për arsye procedurale lidhur me vizat e qëndrimit. Aktualisht, ekipi po kryen fazën […] - [ZYRTARE/ Lëvizje surprizë, mbrojtësi i Kombëtares kalon tek Arsenali](https://vetemsport.com/zyrtare-levizje-surprize-mbrojtesi-i-kombetares-kalon-tek-arsenali/): Futbollisti Maldini Kacurri ka përfunduar zyrtarisht periudhën e huazimit te skuadra e Morecambe në kategorinë e pestë angleze. Pas kësaj përvoje, mbrojtësi i kombëtares shqiptare është rikthyer te klubi i tij, Arsenal. Gjatë qëndrimit te Morecambe, 20-vjeçari u aktivizua në 18 ndeshje, ku shënoi një gol dhe dha një asist. Për pjesën e mbetur të sezonit, po shqyrtohen mundësitë për një huazim të ri ose një transferim të përhershëm në klube të tjera angleze. Pavarësisht renditjes së dobët të ish-skuadrës së tij, performanca e lojtarit është vlerësuar pozitivisht. Përmes një komunikimi në rrjetet sociale, Kacurri falënderoi stafin dhe tifozët për […] - [E KRYER/ Gati akordi, Xhixha rikthehet në Superiore](https://vetemsport.com/e-kryer-gati-akordi-me-kryeqytetasit-xhixha-rikthehet-ne-superiore/): Redon Xhixha pritet të jetë një nga afrimet kryesore të Tiranës në merkaton e janarit. Sulmuesi është shumë pranë rikthimit te bardheblutë, me bisedimet që ndodhen në fazën përfundimtare dhe palët pranë marrëveshjes. Nëse operacioni mbyllet sipas planit, Xhixha do të rikthehet në kryeqytet pas rreth tre vitesh.  Ai u largua nga Tirana në janar të vitit 2023 për të vijuar karrierën te Karabaku në Azerbajxhan. Më pas, sulmuesi firmosi me CR Belouizdad, ku ka zhvilluar 5 ndeshje dhe ka regjistruar 117 minuta lojë. Drejtuesit e Tiranës e konsiderojnë këtë rikthim si një lëvizje për të forcuar repartin ofensiv në […] - [Zguro: Pogradeci kampion! Takaj ka eksperiencë, por...](https://vetemsport.com/zguro-pogradeci-kampion-takaj-ka-eksperience-por/): I ftuar në emisionin “MegaSport”, kapiteni i Pogradecit, Vangjel Zguro është shfaqur besimplotë. Sipas tij, Pogradeci do të shpallet kampion në Kategorinë e Parë, duke bërë të mundur ngjitjen automatikisht në Superiore. Gjithashtu është shprehur se “liqenorët” kanë lojtarë me më shumë eksperiencë se Skënderbeu. “Në çfarë vendi del Pogradeci këtë vit? Kampion. Kampion në Kategorinë e Parë. Jemi 1 pikë larg Laçit të vendit të dytë dhe 8 pikë larg Skënderbeut të vendit të parë. Mbaje regjistrim këtë video dhe në fund të sezonit ma nxirr. Unë personalisht si lojtar kështu e kam besimin dhe kështu shpresoj që të […] - [Chiesa dhe Kessie, klubi i Serisë A e nis "zjarr"](https://vetemsport.com/chiesa-dhe-kessie-klubi-i-serise-a-e-nis-zjarr/): Juventusi ka nisur konkretisht lëvizjet për rikthimin e Federico Chiesas në merkato dimërore. Drejtuesit bardhezi kanë kontaktuar rrethin e lojtarit për të vlerësuar një huazim deri në fund të sezonit nga Liverpooli. Chiesa po kërkon më shumë hapësira, pasi këtë sezon ka luajtur pak në Premier League. Rikthimi në Itali do t’i shërbente edhe në aspektin e kombëtares, në prag të Botërorit. Megjithatë, operacioni mbetet i ndërlikuar, pasi Liverpooli nuk ka ndërmend ta lëshojë lojtarin në janar. Paralelisht, Juventusi e ka fokusin kryesor te përforcimi i mesfushës. Emra si Davide Frattesi, Guido Rodriguez dhe Franck Kessie janë në vëmendje. Për […] - [Shkarkimi i Amorim, kandidatët për stolin e Manchester United](https://vetemsport.com/shkarkimi-i-amorim-kandidatet-per-stolin-e-manchester-united/): Manchester United vendosi të shkarkojë trajnerin Ruben Amorim, pas barazimit 1-1 ndaj Leeds në Premier League. Sipas mediave, tensioni u rrit pas deklaratave të Amorim në konferencën për shtyp, ku ai kërkoi më shumë kompetenca dhe kritikoi në mënyrë të tërthortë drejtimin sportiv. Këto zhvillime e shtynë klubin të marrë vendimin për largimin e tij. Menjëherë pas shkarkimit, në qarkullim kanë dalë shtatë emra si kandidatë potencialë. Mes tyre përmendet Xavi, i lirë pas largimit nga Barcelona. Kandidat është edhe Enzo Maresca, i shkarkuar së fundmi nga Chelsea. Në listë janë gjithashtu Anthony Iraola, Oliver Glasner dhe Eddie Howe. Një […] - [ZYRTARE/ Spikati në Superiore, klubi njofton shitjen e mbrojtësit](https://vetemsport.com/zyrtare-spikati-ne-superiore-klubi-njofton-shitjen-e-mbrojtesit/): Futbollisti i Teutës, Gabriel Gomes, ishte një nga risitë e Superiores në gjysmën e parë të kampionatit. Me paraqitjet e tij në fushën e blertë, braziliani tërhoqi vëmendjen e opinionit sportiv dhe jo vetëm duke u kthyer në një pikë referimi për repartin difensiv të durrsakëve. Megjithatë, një ofertë e mbërritur në merkaton e janarit nga Japonia ka ndryshuar rrjedhën e aventurës së tij në Shqipëri, duke bindur drejtuesit e klubit të heqin dorë nga shërbimet e mbrojtësit. Imabari ka trokitur zyrtarisht në dyert e Teutës me një ofertë të konsiderueshme, e cila është pranuar nga klubi për kartonin e […] - [ZYRTARE/ Tirana me afrime të mëdha, prezantohen dy goditje](https://vetemsport.com/zyrtare-tirana-me-afrime-te-medha-prezantohen-dy-goditje/): Klubi i Tiranës ka zyrtarizuar afrimin e mesfushorit ofensiv nga Kosta Rika, Freddy Antonio Alvarez Rodriguez. Futbollisti 30-vjeçar i është bashkuar bardhebluve si lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me skuadrën e Liberisë. Pas kryerjes së vizitave mjekësore, ai ka firmosur kontratën me klubin kryeqytetas. Alvarez ka nisur menjëherë stërvitjen nën drejtimin e trajnerit Ardian Nuhiu. Ky është përforcimi i dytë i Tiranës brenda të njëjtës ditë nga Kosta Rika. Më herët, klubi prezantoi mbrojtësin Johan Enrique Cortes Alfaro. Futbollisti 26-vjeçar ka mbërritur në Shqipëri dhe ka nënshkruar kontratën pas vizitave mjekësore. Cortes Alfaro është bashkuar menjëherë me grupin […] - [E BUJSHME/ Klubi i Superiores tenton Amir Abrashin](https://vetemsport.com/e-bujshme-klubi-i-superiores-tenton-amir-abrashin/): Klubi i Elbasanit po synon fitimin e titullit kampion në Superiore për këtë sezon sportiv. Aktualisht, ekipi verdheblu renditet në vendin e dytë të klasifikimit, me një diferencë prej katër pikësh nga Egnatia kryesuese. Drejtuesit pritet të bëjnë lëvizje të rëndësishme në merkaton e dimrit. Sipas raportimeve në emisionin “Mega Sport”, sulmuesi Armando Sadiku mbetet një opsion i mundshëm për t’u transferuar te ky klub. Ndonëse ka interes nga skuadra të tjera shqiptare, bëhet e ditur se Sadiku preferon Elbasanin në rast rikthimi në kampionatin vendas. Paralelisht, drejtuesit e klubit kanë nisur negociatat me mesfushorin Amir Abrashi, i cili aktualisht […] - [E papritur/ Transferim te rivalët? Sulmuesi largohet nga Partizani](https://vetemsport.com/e-papritur-sulmuesi-largohet-nga-partizani-okazion-per-superioren/): Partizani dhe futbollisti brazilian Victor Da Silva kanë ndërprerë bashkëpunimin mes tyre. Fantazisti 31-vjeçar ka mbyllur kontratën me të kuqtë pas një periudhe me aktivizim të kufizuar në fushën e lojës. Gjatë këtij sezoni, ai u paraqit në vetëm 5 ndeshje zyrtare, duke mos arritur të gjente vazhdimësi në formacion. Ndeshja e tij e fundit me fanellën e klubit kryeqytetas u zhvillua në muajin tetor kundër skuadrës së Flamurtarit. Sipas raportimeve, gjendja fizike ka qenë faktori kryesor që ka çuar në vendimin e përbashkët për largim. Da Silva ka një përvojë të mëparshme në futbollin shqiptar, ku është aktivizuar me […] - [Vinicius drejt largimit, ofertë e majme nga Anglia](https://vetemsport.com/vinicius-drejt-largimit-oferte-e-majme-nga-anglia/): Chelsea po shqyrton mundësinë për të transferuar Vinicius Junior. Klubi londinez është i gatshëm të ofrojë 135 milionë paund për kartonin e sulmuesit brazilian. Braziliani ka kontratë me Real Madridin deri në verën e vitit 2027. Aktualisht, rinovimi i kontratës nuk konsiderohet prioritet dhe Reali po vlerëson edhe opsionin e shitjes. Lojtari raportohet se është i hapur për një transferim në Londër. Ai nuk është plotësisht i kënaqur me situatën e tij aktuale te Reali i drejtuar nga Xabi Alonso. Me Real Madridin, Vinicius ka fituar 14 trofe dhe ka shënuar 111 gola në 347 ndeshje. Paralelisht me planifikimin e […] - [Kupa e Shqipërisë/ Spikat Tirana-Skënderbeu, mësoni ndeshjet dhe oraret ](https://vetemsport.com/kupa-e-shqiperise-spikat-tirana-skenderbeu-mesoni-ndeshjet-dhe-oraret/): Viti i ri 2026 për futbollin shqiptar nis me ndeshjet e fazës 1/8 të Kupës së Shqipërisë, të cilat do të zhvillohen të gjitha ditën e shtunë, më 10 janar. Në këtë raund marrin pjesë edhe skuadrat e Superiores, që do të luftojnë për të siguruar një vend në fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Faza 1/8 rezervon përballje interesante, duke nisur me takimin mes Tiranës dhe Skënderbeut. Partizani do të luajë kundër Burrelit, ndërsa Bylisi përballet me Laçin. Dinamo City do të sfidojë Besën e Kavajës. Këto katër ndeshje do të zhvillohen në orën 13:00. Katër takimet e tjera […] - [Shkëlqeu te Partizani, sulmuesi transferohet te skuadra tjetër shqiptare](https://vetemsport.com/shkelqeu-te-partizani-sulmuesi-transferohet-te-skuadra-tjeter-shqiptare/): Liria e Prizrenit ka prezantuar zyrtarisht sulmuesin Theofilus Solomon si përforcimin më të ri. Futbollisti 29-vjeçar me origjinë nga Nigeria do të jetë pjesë e ekipit që konkurron në Ligën e Parë të Kosovës. Gjatë karrierës së tij në Shqipëri, Solomon ka luajtur për Partizanin, ku shënoi 12 gola në 48 ndeshje zyrtare. Pas mbylljes së bashkëpunimit me klubin kryeqytetas në vitin 2021, ai ka vijuar aktivitetin e tij në Kosovë. Gjatë kësaj periudhe, sulmuesi ka mbajtur veshur fanellat e Ballkanit, Gjilanit, Dukagjinit dhe Vushtrrisë. Ai aktualisht është golashënuesi më i mirë në Ligën e Parë me 11 gola. - [Gola vendimtarë dhe paraqitje të mëdha, legjionarët e nisin vitin mbarë](https://vetemsport.com/gola-vendimtare-dhe-paraqitje-te-medha-legjionaret-e-nisin-vitin-mbare/): Viti 2026 ka nisur në mënyrën më të mirë për legjionarët shqiptarë, të cilët kanë spikatur me paraqitje vendimtare në fushë. Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, zhvilloi një ndeshje të madhe me Atalantën në fitoren minimale 1-0 ndaj Romës. Mbrojtësi kuqezi ishte i pakalueshëm në prapavijë, duke e shpëtuar disa herë nga goli skuadrën e tij dhe në fund të takimit u vlerësua si lojtari më i mirë i ndeshjes. Një paraqitje shumë të mirë zhvilloi edhe qendërmbrojtësi tjetër kuqezi, Ardian Ismajli, i cili aktivizohet në kampionatin italian me Torinon. Ismajli dha edhe një asist në fitoren 3-0 të […] - [Goditje e bujshme në Shqipëri, zyrtarizohet “bomba” e merkatos](https://vetemsport.com/goditje-e-bujshme-nga-serie-a-ne-shqiperi-prezantohet-bomba-e-merkatos/): Marco Molla është portieri më i ri i Besëlidhjes. Futbollisti 23-vjeçar i cili ishte pa ekip që prej largimit nga Laçi, ka vendosur që të vazhdojë karrierën e tij në Kategorinë e Dytë. Molla ka një karrierë të pasur në Itali, ku është aktivizuar me ekipe si Prato, Bologna dhe Imolese. Ndërkohë që ka veshur fanellën e Shqipërisë U16, U17, U20 dhe U21. NJOFTIMI: Marco Molla është gardiani më i ri i portës sonë. Portieri 23-vjeçar vjen si pjesë e Bologna në Seria A nga akademia deri në ekipin primar, ku ka provuar dhe eksperienca të tjera në klube elitare. - [Klubi i Superiores zyrtarizon largimin e sulmuesit](https://vetemsport.com/klubi-i-superiores-zyrtarizon-largimin-e-sulmuesit/): Teuta vazhdon me lëvizje në merkato dimërore. Drejtuesit e klubit durrsak kanë vendosur të largojnë lojtarët që nuk bëjnë pjesë në planet teknike për pjesën e mbetur të sezonit. Së fundmi, klubi ka njoftuar zyrtarisht mbylljen e bashkëpunimit me sulmuesin Sebastian Gonzalez Zela. Futbollisti peruan ishte transferuar te Teuta gjatë merkatos së verës së kaluar. Gjatë qëndrimit të tij në Durrës, ai u aktivizua në gjithsej 12 ndeshje zyrtare. Statistikat tregojnë se sulmuesi nuk arriti të shënonte asnjë gol gjatë minutave të luajtura në fushë. Për shkak të mungesës së efikasitetit, lojtari kishte humbur vendin në formacionin bazë, duke qëndruar […] - [Interi nuk humb kohë, e “dërgon” Asllanin te klubi tjetër i Serisë A](https://vetemsport.com/interi-nuk-humb-kohe-e-dergon-asllanin-te-klubi-tjeter-i-serise-a/): Kristjan Asllani pritet të mbyllë përvojën e tij te skuadra e Torinos. Klubi torinez nuk ka planifikuar të paguajë shumën prej 11,5 milionë eurosh për blerjen përfundimtare të kartonit të tij në fund të sezonit. Si rrjedhojë, lojtari parashikohet të kthehet te klubi i Interit, i cili zotëron kartonin e tij. Presidenti i zikaltërve, Giuseppe Marotta, ka konfirmuar mundësinë e këtij rikthimi dhe nevojën për një zgjidhje të re. Gazetari Nicolò Schira raporton se largimi i futbollistit nga Torino konsiderohet i përfunduar. Aktualisht, Interi i ka propozuar shërbimet e Asllanit klubit të Fiorentinës. Skuadra vjollcë ndodhet në pjesën e poshtme […] - [Lëvizje surprizë! Largohet nga Egnatia, futbollisti del në stërvitje me Tiranën](https://vetemsport.com/levizje-surprize-largohet-nga-egnatia-futbollisti-del-ne-stervitje-me-tiranen/): Tirana ka nisur një proces ristrukturimi të skuadrës gjatë merkatos së janarit. Deri më tani, nga ekipi janë larguar 10 futbollistë, të cilët pritet të zëvendësohen me lojtarë të rinj. Në seancat e para stërvitore të këtij muaji janë bashkuar mbrojtësi Johan Cortez dhe mesfushori Fredy Alvarez. Dy lojtarët me origjinë nga Kosta Rika kanë arritur marrëveshjen zyrtare me drejtuesit e klubit kryeqytetas. Pjesë e stërvitjes është bërë edhe sulmuesi Emanuel Ernest pas mbylljes së përvojës së tij në kampionatin algjerian. Ernest ka pranuar ofertën për t’u rikthyer te bardheblutë për pjesën e mbetur të sezonit. Një tjetër emër që […] - [ZYRTARE/ Nuk ka qetësi në Shqipëri, trajneri njofton largimin pas 5 muajsh](https://vetemsport.com/zyrtare-nuk-ka-qetesi-ne-shqiperi-trajneri-njofton-largimin-pas-5-muajsh/): Nuk ka qetësi për trajnerët në Shqipëri. Një tjetër teknik është larguar nga stoli.  Bëhet fjalë për Gazmir Fucia, i cili ka njoftuar largimin nga drejtimi i Gramshit në Kategorinë e Dytë.  Ai ka bërë të ditur se është larguar nga drejtimi i ekipit, së bashku me stafin e tij, me të cilët nisi punën në gusht të vitit të kaluar.  Ndër të tjera, Fucia i uron skuadrës suksese në vazhdim.  “Unë dhe stafi nuk jemi më pjesë e Gramshit. Uroj suksese të mëtejshme”, thotë ai.  Gramshi mban vendin e nëntë në Kategorinë e Dytë, me tetë pikë të grumbulluara […] - [ZYRTARE/ Ndryshim i papritur në Kategorinë e Parë, klubi zgjedh trajnerin e ri](https://vetemsport.com/zyrtare-ndryshim-i-papritur-ne-kategorine-e-pare-klubi-zgjedh-trajnerin-e-ri/): Lushnja ka zyrtarizuar emërimin e trajnerit të ri për vazhdimin e sezonit. Kryebashkiakja Eriselda Sefa ka konfirmuar se Artan Bano do të marrë drejtimin e skuadrës, duke u ulur në pankinën e “lagunarëve”. Bano është trajneri i tretë i Lushnjës këtë sezon, pas largimeve të Xhafës dhe Bicajt. Sipas drejtuesve, ndryshimi vjen për shkak të rezultateve nën pritshmëri në fazën e deritanishme të kampionatit. Në një postim në rrjetet sociale, kryebashkiakja theksoi se zgjedhja e Banos u bë si një zgjidhje e brendshme, duke pasur parasysh njohjen e ambientit. Ajo nënvizoi gjithashtu se Bashkia dhe Këshilli Bashkiak do të vijojnë […] - [Asllanit i presin biletën, Ismajli vendimtar te goli i Torinos](https://vetemsport.com/asllanit-i-presin-bileten-ismajli-vendimtar-te-goli-i-torinos/): Torino u rikthye te fitorja në Serinë A, pasi mposhti pastër 3-0 skuadrën e Hellas Verona në transfertë, në duelin e javës së 18-të. Për miqtë, nuk luajti për asnjë minutë Kristjan Asllani. Për shqiptarin përflitet se mund të largohet nga skuadra granata që këtë merkato, për tu rikthyer të Interi, klub që zotëron kartonin e tij. Mosaktivizimi asnjë minutë, shton edhe më shumë zërat për një largim të mundshëm të mesfushorit kuqezi. Sa i përket ndeshjes, Giovani Simeone zhbllokoi takimin në minutën e 10-të. Casadei dyfishoi shifrat në minutën e 87-të, ndërsa goli i tretë u shënua nga Njie. […] - [Futbollisti hero! Hyri mes flakëve për të shpëtuar të dashurën, po lufton me jetën](https://vetemsport.com/futbollisti-hero-hyri-mes-flakeve-per-te-shpetuar-te-dashuren-po-lufton-me-jeten/): Nata e Vitit të Ri i kërkoi Tahirys Dos Santos, një prej talenteve të rinj të Metz, shumë më tepër sesa një ndeshje futbolli. Në vetëm pak sekonda, 19-vjeçari u përball me një zgjedhje jetike: të shpëtonte veten apo të kthehej për të ndihmuar të dashurën e tij të bllokuar mes flakëve. Ai nuk hezitoi. Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë zjarrit në ambientin “Constellation” në Crans-Montana. Dos Santos ndodhej në katin përdhes dhe kishte arritur të dilte jashtë, duke qenë tashmë në siguri. Por në kaosin e krijuar, sapo kuptoi se e dashura e tij kishte mbetur brenda, ai u […] - [Huazim me të drejtë blerjeje, mesfushori i Interit drejt Turqisë](https://vetemsport.com/huazim-me-te-drejte-blerjeje-mesfushori-i-interit-drejt-turqise/): Muaji janar pritet të jetë përcaktues për të ardhmen e mesfushorit të Interit, Davide Frattesi. Klubi turk Galatasaray ka shfaqur interes konkret  dhe ka gati një ofertë, me huazim për 5 milionë euro. Propozimi përfshin një të drejtë blerjeje prej 30 milionë eurosh, e cila mund të shndërrohet në detyrim nën kushte të caktuara. Nga ana tjetër, Interi kërkon që kushtet e blerjes përfundimtare të jenë më lehtësisht të arritshme nga ana e klubit blerës. Përveç pagesës së transferimit, Galatasaray parashikon të mbulojë pagën e lojtarit përmes një kontrate katërvjeçare me vlerë deri në 7 milionë euro në vit bashkë […] - [Manaj kërkon largimin nga Emiratet Arabe, nis bisedimet me klubin e njohur](https://vetemsport.com/manaj-kerkon-largimin-nga-emiratet-arabe-nis-bisedimet-me-klubin-e-njohur/): Sulmuesi Rey Manaj dëshiron të largohet nga klubi Sharjah në Emiratet e Bashkuara Arabe për t’u rikthyer në futbollin turk. Futbollisti pritet të udhëtojë personalisht drejt Turqisë për të negociuar një rikthim të mundshëm te skuadra e Sivasspor. Gjatë qëndrimit të tij te Sharjah, Manaj ka shënuar 6 gola në 16 ndeshje të zhvilluara që prej transferimit të tij gjatë verës. Sivasspor, që aktualisht militon në kategorinë e dytë turke, e pati shitur sulmuesin për shumën prej 2 milionë eurosh. Pengesa kryesore në këtë lëvizje mbetet ana financiare, pasi klubi turk raportohet se nuk ka mundësi të paguajë për blerjen […] ## Pages - [Video](https://vetemsport.com/video/): VETEM SPORT 24 Vetem Sport 24 Abonohu FALAS për video sportive! ABONOHU ▶ VETEM SPORT Vetem Sport 24 Abonohu FALAS për video ekskluzive! ABONOHU - [Blog](https://vetemsport.com/blog/) - [Home](https://vetemsport.com/) [comment]: # (Generated by Hostinger Tools Plugin)