
Vllaznia dhe Dinamo barazuan 1-1 në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë. Goli i parë u shënua nga Bismark në minutën e 42-të, pas asistit të Dodajt.
Në pjesën e dytë, Dinamo pati mundësinë më të mirë për të barazuar në minutën e 53-të, por penalltia e Bregut u prit nga portieri Jukaj.
Një tjetër gol i Vllaznisë në minutën e 73-të nga Dodaj u anulua për prekje me dorë.
Fundi i ndeshjes ishte dramatik. Gurishta u ndëshkua me të kuq në minutën e 93-të, për një ndërhyrje të ashpër.
Në minutën e 102-të ishte Dejvi Bregu, i cili barazoi shifrat për kryeqytetasit me penallti, duke lënë gjithçka të hapur për sfidën e kthimit në Shkodër.
Në ndeshjen tjetër, Egnatia dhe Elbasani barazuan 1-1.
Një ndeshje e luftuar në Rrogozhinë nga të dyja skuadrat, me kualifikimin që ka mbetur i hapur për sfidën e kthimit.
Egnatia e nisi në mënyrë të shkëlqyer ndeshjen, pasi Sota zhbllokoi takimin në minutën e 5-të.
Elbasani reagoi dhe gjeti barazimin në minutën e 44-t, me golin e Ze Gomes.
Në pjesën e dytë, rezultati nuk ndryshoi, me dy ekipet që u ndanë në barazim dhe kualifikimin do e vendosin në “Elbasan Arena”.





