
Një moment i pazakontë më parë ka ndodhur në fund të sfidës mes Espérance de Tunis dhe Al Ahly në Champions-in e Afrikës.
Sapo përfundoi ndeshja, gjyqtari senegalez Issa Sy nxori kartonin e kuq dhe e mbajti gati për këdo që do të ankohej.
Edhe pse egjiptianët ishin të tërbuar, askush nuk guxoi të fliste. Rezultati? Një qetësi totale në fushë!
Ky gjest po bën xhiron e botës si një mënyrë “origjinale” për të shmangur sulmet ndaj arbitrave.





