
Kombëtarja shqiptare nis përgatitjet për ndeshjet e muajit mars në kuadër të “play-off”-it për Kupën e Botës 2026. Trajneri Silvinjo do të publikojë listën e lojtarëve më 21 mars në orën 10:00, ndërsa në 11:00 do të zhvillojë konferencën për shtyp.
Grumbullimi i ekipit do të nisë më 23 mars, me seancën e parë stërvitore. Ndeshja ndaj Polonisë do të luhet më 26 mars në stadiumin “Narodovi” në Varshavë.
Në më pak se 24 orë nga hapja e aplikimeve, rreth 10 mijë tifozë shqiptarë kanë kërkuar bileta për këtë sfidë. Sipas rregullores, Shqipëria ka në dispozicion vetëm 5% të kapacitetit të stadiumit, që përkthehet në rreth 3,500 tifozë.
Në rast kualifikimi, Shqipëria do të përballet më 31 mars me fituesin e çiftit Suedi-Ukrainë. Të dyja ndeshjet e kësaj faze luhen me sistem eliminimi direkt.






