
Klubi i Laçit ka reaguar zyrtarisht pas akuzave të Bylisit për dhunë ndaj lojtarëve të tyre në ndeshjen e kampionatit U-19.
Përmes një deklarate, kurbinasit i cilësojnë këto pretendime si të pabazuara në prova dhe fakte.
Klubi thekson se ndeshja është vëzhguar nga delegati dhe tre arbitrat, të cilët nuk kanë regjistruar asnjë incident apo tension në fushë. Sipas tyre, fakti që Laçi nuk u ndëshkua me asnjë karton tregon për lojën korrekte dhe frymën e “Fair Play” që i karakterizon.
Gjithashtu, Laçi hedh poshtë pretendimin se ngjarja ka ndodhur në tunelin e dhomave të zhveshjes, duke sqaruar se aneksi ku u luajt sfida nuk disponon një tunel të tillë.





