Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kampionati

Dy kartonë të kuq në fitoren e Dinamos, Flamurtari prek fundin

VETEMSPORT 04.10.2025 2 minutes read
dinamo

Dinamo triumfoi 2-0 ndaj Flamurtarit, në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë në Superiore.

Suksesi i dytë radhazi për kryeqytetasit, që zhysin në krizë totale vlonjatët. Sfida nisi e qetë dhe me raste të pakta nga të dyja ekipet. Trashi dha shkëndijën e parë për kuqezinjtë, por tentativa e tij u largua nga portieri Teqja.

Gjithçka u bë më vështirë për Flamurtarin në minutën e 31-të, kur Veiga i sapofutur në fushë, u ndëshkua me karton të kuq, pas faullit ndaj Guindo, si lojtari i fundit.

Dinamo përfitoi nga superioriteti numerik dhe u hodh në sulm, në kërkim të avantazhit. Pas disa tentativave të dështuara, goli erdhi në fundin e pjesës së parë.

Guindo shfrytëzoi një krosim të marrë në zonë nga Lorran dhe me kokë e ndali topin në fundin e rrjetës.

Fraksioni i dytë, nisi me Dinamon në sulm, në kërkim të golit të qetësisë. Tentativa e Qefalisë nuk kishte saktësinë e duhur, ndërsa Bregu u ndal nga tranversa në minutën e 65-të.

Goli i dytë ishte vetëm çështje minutash dhe nuk vonoi. Në minutën e 74-t, Nani nuk fali në zonë, ku pas një topi të marrë, ia doli të konkretizojë aksionin.

Ndeshja u mbyll me numër të barabartë lojtarësh. Shkak për këtë u bë kartoni i kuq për Farrukun, i cili pak minuta pasi u fut nga stoli, goditi ashpër portierin kundërshtar dhe la ekipin e tij me 10 lojtarë.

Ky sukses e ngjit Dinamon në vendin e dytë me 10 pikë, ndërsa Flamurtari renditet i fundit me vetëm dy pikë të grumbulluara.

/CNA

Post navigation

Previous: Vetëm 6 javë, trajneri i pretendetëve në Shqipëri jep dorëheqjen
Next: EKSKLUZIVE/ Largohet trajneri në Superiore, klubi i komunikon vendimin

Të ngjashme

fdsfgdf
  • Kampionati

Elbasani shkëlqen me 10 lojtarë, Partizani e pëson keq dhe del jashtë katërshes. Shikoni renditjen

VETEMSPORT 13.04.2026
kategoria superiore final four
  • Kampionati

Pesë javë para fundit, zbulohet skuadra e parë që siguron “Final Four”

VETEMSPORT 13.04.2026
Pogradeci-Laci
  • Kampionati

E BUJSHME/ Hapet thesi te klubi i Kategorisë së Parë, presidenti jep 150 mijë euro premio

VETEMSPORT 13.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

fdsfgdf
  • Kampionati

Elbasani shkëlqen me 10 lojtarë, Partizani e pëson keq dhe del jashtë katërshes. Shikoni renditjen

VETEMSPORT 13.04.2026
kategoria superiore final four
  • Kampionati

Pesë javë para fundit, zbulohet skuadra e parë që siguron “Final Four”

VETEMSPORT 13.04.2026
Pogradeci-Laci
  • Kampionati

E BUJSHME/ Hapet thesi te klubi i Kategorisë së Parë, presidenti jep 150 mijë euro premio

VETEMSPORT 13.04.2026
bylis dinamo
  • Kampionati

Gola, tension dhe kartonë të kuq! Dinamo i merr vendin Partizanit, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 13.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.