
Pogradeci është më pranë se kurrë ngjitjes në Kategorinë Superiore. Liqenorët kanë zhvilluar një sezon të shkëlqyer në Kategorinë e Parë dhe janë vetëm 3 pikë larg Laçit.
Pikërisht dy skuadrat do të përballen mes tyre në javën e 31-të, e cila pritet të jetë vendimtare për ekipin që ngjitet në elitë.
Për të motivuar lojtarët, ka menduar presidenti Armand Lilo. Ai ka vënë një premio prej 50 mijë eurosh, në rast fitoreje ndaj Laçit.
Por, jo vetëm kaq. Lilo ka vendosur edhe një premio prej 100 mijë eurosh, në rast se Pogradeci ngjitet në Superiore.




