
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj, mund të rikthehet në kampionatin grek te skuadra e AEK-ut.
Sipas raportimeve nga media helene “Sport24.gr”, klubi i Athinës është i gatshëm të investojë për transferimin e 22-vjeçarit gjatë dritares së ardhshme të merkatos.
Aktualisht, Mitaj është pjesë e Al-Ittihad në Arabinë Saudite, me të cilët ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2028.
Marrëdhënia e lojtarit me drejtuesit e klubit saudit raportohet se nuk është në kushte optimale pas një tentative për largim gjatë merkatos së janarit.
Kartoni i mbrojtësit vlerësohet përafërsisht 5.5 milionë euro, shifër që konsiderohet e përballueshme nga klubi grek.
Mitaj është produkt i akademisë së AEK-ut, skuadër me të cilën ka zhvilluar 16 ndeshje zyrtare përpara transferimit jashtë shtetit.
Vendimi përfundimtar për të ardhmen e lojtarit pritet të merret gjatë muajve të verës.







