
Silvinjo ka gati surprizën e madhe ndaj Polonisë.
Mësohet se tekniku kuqezi, ka provuar një eksperiment për fazën ofensive.
Në qendër është provuar Nedim Bajrami. Ky i fundit, pritet të luajë si “9 fals”, i ndihmuar nga Uzuni në të djathtë dhe Hoxha në të majtë.
Nuk ka ndryshime për pjesën tjetër. Strakosha në portë, Mitaj në të majtë, Gjimshiti-Ajeti në qendër dhd Hysaj në të djathtë të mbrojtjes.
Mesfusha do të përbëhet nga Asllani, Shehu dhe Laçi.







