
Ish-sulmuesi i Egnatias dhe Lushnjës, Xhejms Ajinde, po kalon një periudhë tejet të vështirë shëndetësore pasi është diagnostikuar me një sëmundje të rëndë, kancer në veshka.
Nigeriani 24-vjeçar, i cili u shpall kampion me rregullt me ekipin rrogozhinas në sezonin 2022/23, ka nevojë urgjente për mbështetje financiare për të vijuar trajtimin mjekësor.

Familjarët e futbollistit bëjnë me dije se kursimet e tyre janë konsumuar plotësisht, duke e bërë të pamundur mbulimin e kostove për shërimin e tij.
Përmes rrjeteve sociale, miqtë dhe të afërmit kanë nisur një fushatë sensibilizimi për t’i ardhur në ndihmë sulmuesit që numëron dhjetëra paraqitje në futbollin shqiptar.
Gjatë karrierës së tij në Kategorinë Superiore dhe atë të Parë, Ajinde është aktivizuar në 34 ndeshje zyrtare, duke shënuar edhe katër gola. Tashmë, angazhimi i tij në fushën e blertë është zëvendësuar me një betejë për jetën.






