Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kampionati
  • Të Tjera

Fondet si “qoka”, shpërthen Braçe: KOKSH nuk prodhon rezultate, të mbështesim futbollin

VETEMSPORT 28.01.2026 3 minutes read
-640-0-1764692803xbrace-403

Ndërsa futbolli mbetet i vetmi sektor që vazhdon të pastrojë imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, mbështetja e qeverisë për këtë sport mbetet në kuotën zero. Paradoksi thellohet kur sheh se miliona euro nga taksat e qytetarëve derdhen çdo vit në llogaritë e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, pa sjellë asnjë rezultat konkret apo produkt sportiv.

Ky menaxhim i dyshimtë i fondeve publike ka sjellë reagimin e ashpër të deputetit të Partisë Socialiste, Erion Braçe, i cili gjatë seancës së fundit në Kuvend ka lëshuar akuza të forta ndaj ministrit të Financave, Petrit Malaj, dhe politikave ndjekëse në sport.

Në qendër të kritikave të Braçes ishte Akti Normativ që parashikon shpërndarjen e fondeve, ku KOKSH, i drejtuar nga Fidel Ylli, rezulton sërish përfituesi i madh. Deputeti socialist vuri në dukje se “shuma prej 2.2 milionë eurosh e akorduar vetëm për kuota dhe pjesëmarrje në aktivitete është tejet e lartë”, sidomos kur produkti sportiv i këtij institucioni është pothuajse inekzistent prej vitesh.

“Kemi disa vite që i çojmë para Komitetit Olimpik dhe ai duhet të prodhojë produkt. Nuk mund të bëhen politikat buxhetore sipas afeksionit që cilido ka për një sport të caktuar: Blendi për padelin, Taulanti për boksin, apo dikush tjetër për ping-pongun,” deklaroi Braçe me ironi, duke goditur drejtpërdrejt preferencat personale të anëtarëve të kabinetit që diktojnë destinacionin e parave publike.

Ndërsa sporte elitare si futbolli, që arritën të kthejnë Shqipërinë në kryefjalë të mediave botërore përmes dy pjesëmarrjeve në Europian, lihen në mëshirë të fatit. Braçe paralajmëroi se Superliga po mbahet gjallë vetëm nga investimet private të disa presidentëve, ndërkohë që shteti nuk ofron asnjë lehtësi apo fond.

“Futbolli është një nga sportet që po jep shpirt në këtë vend. Superliga po mbahet nga disa presidentë me lekët e tyre. Nëse do të mbështesim, hajde të mbështesim këtë sport masiv, jo sportin sipas dëshirës së një ministri,” shtoi ai, duke vënë në dukje se paratë që shkojnë te KOKSH shpesh përfundojnë në duart e klubeve të “administratorëve” dhe jo për zhvillimin e vërtetë të sportit në bazë.

Kritika kryesore lidhet me faktin se paratë nuk shpërndahen në mënyrë të drejtë. Ky “afeksion” i qeverisë për sporte si padeli apo ping-pongu, në kurriz të sportit më popullor në vend, po shihet si një menaxhim skandaloz që po dëmton rëndë të ardhmen e rinisë dhe sportit shqiptar.

Braçe ishte i qartë në mesazhin e tij, duke thënë se paratë publike duhet të shkojnë aty ku ka masivitet dhe rezultate, dhe jo të përdoren si qoka për miqtë e pushtetit nën siglën e KOKSH-it.

Post navigation

Previous: VIDEO/ Çfarë ndodhi në Cremonese-Inter
Next: Gati rikthimi në Serinë A, Kumbulla mund të zëvendësojë shqiptarin tjetër

Të ngjashme

samir mane
  • Kampionati

EKSKLUZIVE/ Zbulohet cilin klub mund të blejë Samir Mane në Shqipëri

VETEMSPORT 25.02.2026
armand duka dhe samir mane
  • Kampionati

Samir Mane blen klubin e futbollit? E zbulon Duka: Je më i miri në Shqipëri…

VETEMSPORT 25.02.2026
MERKURI
  • Të Tjera

Tragjike në Itali! Futbollisti shqiptar i jep fund jetës, zbulohet arsyeja

VETEMSPORT 25.02.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

samir mane
  • Kampionati

EKSKLUZIVE/ Zbulohet cilin klub mund të blejë Samir Mane në Shqipëri

VETEMSPORT 25.02.2026
armand duka dhe samir mane
  • Kampionati

Samir Mane blen klubin e futbollit? E zbulon Duka: Je më i miri në Shqipëri…

VETEMSPORT 25.02.2026
tolaj
  • Kombëtarja

E BUJSHME/ Celtic tenton sulmuesin shqiptar, Silvinjo nuk e llogarit në Kombëtare

VETEMSPORT 25.02.2026
MERKURI
  • Të Tjera

Tragjike në Itali! Futbollisti shqiptar i jep fund jetës, zbulohet arsyeja

VETEMSPORT 25.02.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.