
Klubi i Flamurtarit ka marrë një vendim drastik ndaj mbrojtësit Lorenc Trashi, duke njoftuar pezullimin e tij të përkohshëm nga aktivitetet e skuadrës së parë.
Ky vendim vjen menjëherë pas humbjes 2-1 që vlonjatët pësuan në transfertë ndaj Bylisit, një rezultat që duket se ka lënë pasoja në dhomat e zhveshjes.
Sipas njoftimit zyrtar, Trashi ka një afat prej 48 orësh për të paraqitur shpjegime me shkrim mbi sjelljen ose ngjarjet që çuan në këtë masë disiplinore.
“Gjatë periudhës së pezullimit, Lojtari do të ndjekë stërvitje sipas programit të përcaktuar nga Klubi (përfshirë trajnimin me skuadrën B dhe/ose stërvitje individuale), do të paraqitet në të gjitha aktivitetet e planifikuara dhe në çdo kontroll mjekësor të kërkuar nga Klubi. Mosparaqitja ose moszbatimi i programit do të trajtohet si shkelje e mëtejshme kontraktore”, thuhet në njoftimin e klubit.
Megjithatë, e çuditshmja këtu është se Flamurtari nuk ka ekip B të regjistruar, sicc thuhet në njoftim. Për këtë, lojtari duhet të stërvitet individualisht.




