
Partizani duket në formë të shkëlqyer dhe këtë e ka konfirmuar në duelin ndaj Egnatias, ku të kuqtë triumfuan 2-0.
Në ndeshjen e javës së 26-të, kryeqytetasit u shfaqën shumë agresiv që në start. Pa vetëm 8 minutave lojë, Murataj zhbllokoi takimin, pas një asisti të marrë nga Skuka.
Ky i fundit asistoi edhe te goli i dytë, i shënuar nga Sidibe në minutën e 14-të, pas një gabimi të Fernandos në kthimin e topit pas.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa Egnatia e kishte të vështirë të reagonte edhe në fraksionin e dytë.
Gjithçka u vështirësua në minutën e 71-të, kur Albano Aleksi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë miqtë me 10 lojtarë.
Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, me Partizanin që mori fitoren dhe mban vendin e pestë me 39 pikë, po aq sa Dinamo e vendit të katërt.
Egnatia renditet në vendin e tretë me 46 pikë të grumbulluara.





