Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kampionati

Humbja ndaj rivalëve direktë, shkarkohet një tjetër trajner në Shqipëri

VETEMSPORT 11.11.2025 2 minutes read
IMG_0373

Situata te Luftëtari është bërë alarmante, pas humbjes me Kastriotin. Pesë ndeshje radhazi pa fitore dhe dy humbje njëra pas tjetrës ka vendosur që klubi gjirokastrit të shkarkojë trajnerin Besmir Shabani, i cili pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim.

Burime pranë klubit gjirokastrit bëjnë të ditur se drejtuesit ishin të pakënaqur me ecurinë e skuadrës, që nuk ka arritur të rikthehet te rezultatet pozitive pavarësisht përpjekjeve të stafit teknik. Në kampin bluzi mbizotëron tension, ndërsa disa zëra flisnin për mungesë harmonie në dhomën e zhveshjes.

Pas startit premtues të sezonit, Luftëtari ka rënë ndjeshëm në renditje dhe tashmë rrezikon të humbasë kontaktin me objektivat sezonalë. Në Gjirokastër pritet të shihet se kush do të jetë pasuesi në pankinë i Besmir Shabani-t, por një gjë është e sigurt, objektivi mbetet mbijetesa në Kategorinë e Parë, një mision që tashmë kërkon vendime të shpejta dhe lëvizje të guximshme nga drejtuesit.

Në klub, përflitet se drejtuesit po shqyrtojnë disa alternativa për pankinën, në rast se rezultatet negative vazhdojnë. Shabani, megjithatë, ka kërkuar edhe një mundësi të fundit për ta kthyer situatën në favor të tij në ndeshjet e ardhshme.

Post navigation

Previous: Mancini rikthehet në stol, arrihet marrëveshja me skuadrën e re
Next: E BUJSHME/ Lojtari “tronditet” nga Silvinjo, vendimi i papritur i trajnerit

Të ngjashme

bandicam-2026-04-13-17-28-13-746 (1)
  • Kampionati

VIDEO/ Plas keq te Dinamo! Lojtarët zihen me njëri-tjetrin në fushë

VETEMSPORT 13.04.2026
MixCollage-13-Apr-2026-03-02-PM-7697
  • Kampionati

Goli që “fiku” Vllazninë, Kvaratskhelia i jep notën “10” Egnatias dhe Aleksit

VETEMSPORT 13.04.2026
dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

bandicam-2026-04-13-17-28-13-746 (1)
  • Kampionati

VIDEO/ Plas keq te Dinamo! Lojtarët zihen me njëri-tjetrin në fushë

VETEMSPORT 13.04.2026
MixCollage-13-Apr-2026-03-02-PM-7697
  • Kampionati

Goli që “fiku” Vllazninë, Kvaratskhelia i jep notën “10” Egnatias dhe Aleksit

VETEMSPORT 13.04.2026
dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.