
Për të tretën herë radhazi, Italia ka dështuar të shkojë në Botëror. “Axurët” u mposhtën me penallti nga Bosnje Hercegovinë, në finalen e “play off”.
Kean i dha avantazhin Italisë në minutën e 15-të, por gjithçka u bë më e vështirë në minutën e 41-të, kur Bastoni u ndëshkua me të kuq.
Në superioritet numerik për gjithë pjesën e dytë, Bosnja barazoi me Tabakovic në minutën e 79-të. Në shtesa rezultati nuk ndryshoi, ndërsa te penalltitë, italianët gabuan dy herë.
Esposito dhe Cristante nuk ia dolën ët shënojnë dot. Kjo është hera e tretë që Italia mbetet jashtë Botërorit, ndërsa Bosnja shkon për herë të dytë.







