
Pesë ndeshjet e Kategorisë së Parë, të vlefshme për javën e 29-të, prodhuan gola të shumtë dhe surpriza në rezultate.
Skënderbeu ia doli të marrë 3 pikët ndaj Ilirisë, vetëm në fund. Një gol me penallti në minutën e 95-të, i dha triumfin 1-0 korçarëve.
Me këtë sukses, Skënderbeu vazhdon në krye me 70 pikë të grumbulluara.
Laçi triumfoi 3-1 me përmbysje ndaj Burrelit dhe është ngjitur në kuotën e 67 pikëve, në vendin e dytë.
Fitore regjistroi edhe Pogradeci, që triumfoi thellë 5-1 ndaj Kastriotit. Liqenorët mbajnë vendin e tretë me 64 pikë.
Në duelet e tjera, Kukësi mori një fitore të artë për mbijetesën. Verilindorët triumfuan 2-0 ndaj Apolonisë dhe ngjiten në vendin e nëntë me 27 pikë. Fierakët rrezikojnë rënien, pasi kanë zbritur në vendin e 10-të me 26 pikë.
Fitore jetike mori edhe Lushnja ndaj Korabit me rezultatin 2-1. Lagunarët mbajnë vendin e parafundit më 25 pikë, ndërsa dibranët në vendin e shtatë me 32 pikë.





