
Teuta dhe Partizani janë ndarë në një barazim 2-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të Kategorisë Superiore.
Sfida nisi me avantazhin e të kuqve në minutën e 16-të fale sulmuesit Skuka, por vendasit përmbysën gjithçka me dy golat e mbrojtësit Zogos. Baraspesha u vendos nga Bytyçi në minutën e 54-të, i cili shënoi golin e dytë për Partizanin.
Gjatë pjesës së dytë, të dyja skuadrat patën raste të tjera shënimi, duke përfshirë një shtyllë dhe ndërhyrje vendimtare të portierëve. Pas këtij rezultati, Partizani mban pozicionin e katërt në tabelë me 44 pikë të grumbulluara.
Nga ana tjetër, Teuta pozicionohet në vendin e gjashtë me gjithsej 38 pikë.
SHIKONI RENDITJEN: RENDITJA E KATEGORISË SUPERIORE
/CNA





