
Drenica ka mbetur pa trajner, pasi Thomas Brdaric është larguar papritur drejt Gjermanisë.
Tekniku gjerman nuk ka qenë i pranishëm në seancën e fundit stërvitore të ekipit, duke i lënë futbollistët të vijojnë përgatitjet nën drejtimin e pjesës tjetër të stafit, pa praninë e kreut të pankinës.
Burime pranë klubit në Superligën e Kosovës konfirmojnë se Brdaric është nisur drejt vendlindjes, por mbetet ende e paqartë nëse ky është një largim përfundimtar apo një udhëtim i përkohshëm për arsye personale.
Situata vjen në një moment mjaft delikat, duke pasur parasysh formën e dobët që skuadra ka treguar gjatë stinorit pranveror.
Rezultatet zhgënjyese në javët e fundit kanë rritur presionin mbi teknikun gjerman, duke shtuar spekulimet se ky largim mund të jetë dhe një ndërprerje e bashkëpunimit.
Drejtuesit e klubit të Drenicës pritet të dalin me një njoftim zyrtar në orët në vijim për të sqaruar pozicionin e Brdarić dhe për të qetësuar tifozërinë mbi të ardhmen e stolit.






