Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kampionati

Kompleksi i ri, Duka inspekton punimet. Tre fusha, ja kur do të jetë gati

VETEMSPORT 28.10.2025 3 minutes read
duka_laska_kompleksi_lac_inspektimi-2048x1366

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, gjatë vizitës në Laç, inspektoi nga afër punimet për ndërtimin e kompleksit të ri stërvitor të klubit Laçi, një investim i përbashkët mes FSHF-së dhe klubit. Ai theksoi se puna po ecën sipas planit dhe synimi është që në muajin qershor fëmijët të nisin stërvitjet në këtë kompleks modern.

Presidenti Duka u shpreh se ky është një zhvillim i rëndësishëm për rajonin dhe se FSHF po punon për të ndërtuar struktura të ngjashme në qytete të tjera të vendit, me qëllim përmirësimin e infrastrukturës dhe zhvillimin e futbollit në të gjitha nivelet.

“Është një investim 100% i futbollit. Një bashkëpunim i FSHF-së dhe klubit Laçi. Puna ka filluar, siç e shihni me bazamentet dhe me ndryshimin e terrenit. Jemi në fazën kur do të fillojë sistemi i drenazhimit. Objektivi bashkë me Presidentin e klubit të Laçit, z. Pashk Laska, është që në muajin qershor të fillojnë të stërviten fëmijët në këtë kompleks.

    MixCollage-13-Apr-2026-03-02-PM-7697
    Kampionati

    Goli që “fiku” Vllazninë, Kvaratskhelia i jep notën “10” Egnatias dhe Aleksit

    VETEMSPORT
    13.04.2026 0
    dodaj vllaznia
    Kampionati

    Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

    VETEMSPORT
    12.04.2026 0
    trajneri
    Kosova & Rajoni

    ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

    VETEMSPORT
    12.04.2026 0
    egnatia
    Kampionati

    Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

    VETEMSPORT
    12.04.2026 0

    Është një kompleks që do t’i shërbejë kryesisht klubit të Laçit, por edhe të gjithë fëmijëve të zonës që do të duan të stërviten këtu dhe kombëtareve rajonale që ne kemi në rajonin e Lezhës. Besoj se ky është një zhvillim shumë pozitiv për rajonin, por ky është edhe objektivi i FSHF-së, që ne të tilla komplekse të bëjmë për çdo klub në Shqipëri.

    Nëse nuk kemi një bazë të mirë infrastrukturore, është shumë i vështirë zhvillimi i futbollit. Projekte të ngjashme ne kemi filluar edhe në qytete të tjera: në Librazhd, Përrenjas, Gramsh, ky që po e inspektojmë sot dhe kemi të tjera në perspektivë për vitin e ardhshëm. Jam shumë i bindur që ky është një ndihmë shumë e madhe për zhvillimin e futbollit dhe që do të kemi më shumë fëmijë që do të luajnë në Laç.

    Uroj që edhe ekipi i Laçit vitin tjetër, këtu në fushën me bar natyral, të bëjë stërvitje si ekip pjesëmarrës i Kategorisë Superiore. Fusha e parë do të ketë edhe tribunë dhe mund të zhvillohen edhe ndeshjet e të rinjve. Nuk kemi asnjë lloj dyshimi që, pasi ta përfundojmë, Laçi do ta mirëmbajë në mënyrë fantastike, ashtu siç ka mirëmbajtur stadiumin”, – tha Presidenti Duka.

    Bëhet fjalë për një investim të rëndësishëm për futbollin dhe një projekt ambicioz që parashikon ndërtimin e tre fushave me përmasa standarde për një ndeshje futbolli, nga të cilat një me bar natyral dhe dy me bar artificial, një tribunë kryesore, hotel, dhoma zhveshjeje, pishinë, parking dhe mjedise të tjera që do t’i shërbejnë ekipeve të të gjitha moshave të Laçit për t’u stërvitur.

    Post navigation

    Previous: E kërkoi Shqipëria, mesfushori lë Zvicrën dhe kalon te kombëtarja tjetër
    Next: Dënohen Vllaznia dhe Elbasani, Disiplina me 5 pezullime. Nis hetimi për ndeshjen…

    Të ngjashme

    MixCollage-13-Apr-2026-03-02-PM-7697
    • Kampionati

    Goli që “fiku” Vllazninë, Kvaratskhelia i jep notën “10” Egnatias dhe Aleksit

    VETEMSPORT 13.04.2026
    dodaj vllaznia
    • Kampionati

    Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

    VETEMSPORT 12.04.2026
    egnatia
    • Kampionati

    Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

    VETEMSPORT 12.04.2026

    Follow

    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok

    Çfarë ke humbur?

    MixCollage-13-Apr-2026-03-02-PM-7697
    • Kampionati

    Goli që “fiku” Vllazninë, Kvaratskhelia i jep notën “10” Egnatias dhe Aleksit

    VETEMSPORT 13.04.2026
    dodaj vllaznia
    • Kampionati

    Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

    VETEMSPORT 12.04.2026
    trajneri
    • Kosova & Rajoni

    ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

    VETEMSPORT 12.04.2026
    egnatia
    • Kampionati

    Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

    VETEMSPORT 12.04.2026

    Developed by

    Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.