Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kombëtarja

Poloni-Shqipëri, luhet për Botërorin

VETEMSPORT 26.03.2026 3 minutes read
IMG_2694

Shqipëria luan sot një ndeshje historike. Kuqezinjtë sfidojnë Poloninë në Varshavë, në duelin e vlefshëm për “play off”-in e Botërorit.

Gjendja e lojtarëve është pozitive dhe duken të përqendruar në maksimum për një rezultat pozitiv.

Ndeshja Poloni-Shqipëri do të luhet mbrëmjen e kësaj të enjte, duke nisur nga ora 20:45. Pak orë para ndeshjes, është zbuluar edhe formacioni zyrtar i Shqipërisë.

POLONI-SHQIPERI 2-1

KOMENTI

Mbyllet ndeshja.

Akordohen 5 minuta shtesë.

87’- Uzuni pason te Pilo në zonë, ky i fundit nuk shërben si duhet.

82’- Zëvendësim te Shqipëria. Largohet Laçi dhe futet në lojë Ernest Muçi.

79’- Shpërthim i Brojës nga e djathta. Pasimi në zonë nuk shfrytëzohet.

74’- E pabesueshme në Varshavë. Polonia kalon në avantazh me supergolin e Zielinski.

72’- Mundësi tjetër e artë e shpërdoruar nga Shqipëria. Broja asiston për Stavro Pilo, por tentativa e këtij të fundit ndalet nga portieri.

67’- Dy zëvendësime te Shqipëria. Largohen Hoxha dhe Nedim Bajrami, në fushë futen Broja dhe Pilo.

63’- Polonia barazon shifrat. Lewandowski shfrytëzon një goditje këndi dhe me kokë e dërgon topin në rrjetë.

62’- rrezikshëm Lewandowski me një gjuajtje nga jashtë zone, por devijohet në këndore.

60’- Tjetër mundësi e mirë për Nedim Bajramin. Gjuajtja e fantazistit kuqezi devijohet në zonë dhe largohet rreziku.

54‘- E pabesueshme çfarë ka humbur Bajrami. Pas pasimit të marrë nga Hysaj, Bajrami gjuan mbi portë.

Mbyllet pjesa e parë.

45’- Në stadium dëgjohen tifozët shqiptarë, teksa këndojnë: “O sa mirë me qenë shqiptar.”

42’- GOOOOOOOOL SHQIPËRIA 0-1! Shënon Arbër Hoxha. Përfiton nga një gafë në prapavijë dhe shënon, duke i dhënë avantazhin kuqezinjve.

36’- Laçi provon me një gjuajtje të fortë me të majtën, por shkon mbi portë.

35’- Ndëshkohet me karton të verdhë Mitaj. Ndali në mënyrë të parregullt Rozgan, pas një topi të humbur nga Shehu.

34’- Rozga provon me një gjuajtje të fortë, Strakosha e shoqëron me sy jashtë.

32’- Presion i Qazim Laçit! Polakët humbasin topin, por fitojnë rivënie anësore.

27’- Laçi rrëmben një top në afërsi të zonës, tenton me një gjuajtje të fortë, e cila devijohet dhe shkon në duart e portierit.

16’- Rrëzohet keq Arlind Ajeti. Nuk vazhdon dot lojën dhe kërkon zëvendësimin. Ismajli futet në fushë.

15’- Çfarë rasti për Shqipërinë. Topi mbetet në zonën polake, por nuk shfrytëzohet dhe shkon në këndore.

14’- Mundësi e mirë për Shqipërinë, që nuk shfrytëzohet. Bajrami pason për Hoxhën në afërsi të zonës, por ky i fundit ngatërrohet.

10’- Ndizet sfida! Ajeti kërkon karton për goditje nga Lewandowski. Arbitri Taylor akordon vetëm faull.

8’- Tjetër mundësi e mirë për Poloninë. Bednarek provon me kokë, por Hysaj largon mbi vijën fatale.

5’-  Pranë golit Polonia. Lewandowski i afrohet avantazhit, por gjuajtja e sulmuesit devijohet në këndore.

2’- Rrezik i polakëve nga e djathta. Juljan Shehu largon rrezikun.  

0′- Starton sfida! Luhet për ëndrrën Botëror.

NDESHJA LIVE KETU: https://vetemsport.com/live-gjithcka-ne-vetem-sport/ 

Post navigation

Previous: Mbyllet Turqi-Rumani, Kosova mëson kundërshtarin e mundshëm
Next: HISTORIKE! Kosova kualifikohet në finalen e “play off”, triumf pas 7 golave

Të ngjashme

-900-0-1718704713xasani-318
  • Kampionati
  • Kombëtarja

Pritej te Partizani, Jasir Asani shfaqet te skuadra tjetër e Superiores

VETEMSPORT 05.04.2026
UZUNII
  • Kombëtarja

VIDEO/ Uzuni shpërthen para Messit dhe Suarez, sulmuesi i mahnit të gjithë

VETEMSPORT 05.04.2026
shqiperi kosove
  • Kombëtarja

E BUJSHME/ Shqipëria dhe Kosova përballen me njëra-tjetrën para Botërorit

VETEMSPORT 03.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

1685046584677_b106cb1f-c1d9-4d72-8a06-5243c2c69870.1080
  • Bota

ZYRTARE/ 5 javë para fundit, skuadra e njohur fiton titullin

VETEMSPORT 05.04.2026
Klinsman Yamal Musiala
  • Bota

“Yamal dhe Musiala në Serinë B italiane”

VETEMSPORT 05.04.2026
vora teuta
  • Kampionati

Një gol vendos Vora-Teuta, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 05.04.2026
besa luftetariii
  • Kampionati

5 gola dhe 2 kartonë të kuq, e pabesueshme çfarë ndodh në Kategorinë e Parë

VETEMSPORT 05.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.