Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kampionati

Misteri me Bismark, Sinani zbulon si qëndron e vërteta te Vllaznia

VETEMSPORT 03.11.2025 3 minutes read
Bismark

Vllaznia do të duelojë me Egnatian ditën e nesërme. Një përballje mes ekipeve të kreut, takim ky që do të startojë në orën 16:00 në “Egnatia Arena” dhe është e vlefshme për javën e 10-të të kampionatit.

Në konferencën e zakonshme për shtyp, ditën e sotme doli Vioresin Sinani. Drejtori sportiv i Vllaznisë tregoi gjendjen e skuadrës në prag të kësaj përballjeje, ndërsa vlerësoi rrogozhinasit si një skuadër me kualitet.

Gjithashtu nënvizoi se shkodranët nuk kanë frikë asnjë kundërshtarë dhe do të luftojnë për trofe deri në fund.

“Gjendja e skuadrës është shumë e mirë, ndeshemi me një skuadër që meriton respekt që është kampione në fuqi, por Vllaznia nuk i frikësohet askujt, e them me bindje që shkojmë për fitore dhe jam i bindur që kështu do të jetë deri në fund të kampionatit. Ajo sfidë është e kaluaar, ekipi është mirë në çdo aspekt, djemtë dhe trajneri duhen përgëzuar se kanë bërë një fazë të parë të mrekullueshme duke qenë se janë në vendin e parë, humbja ka kaluar, tifozët kanë filluar të shtohen. Kam fjalë të mira për trajnerin, stafin dhe djemtë.

Me ekipin që është krijuar në fillim kemi pritur rezultate të mira, skemi dhënë deklarata bombastike, llogaria bëhet në fund, kemi një ekip të mirë, që do të luftojnë për trofe, por duhet të rrimë me këmbë në tokë dhe të marrim fitoren. Të gjithë bashkë kemi punuar që ky ekip të bëhet pretendent për titullin, duhet falenderuar edhe presidenti për aspektin financiar por edhe që i rri afër ekipit çdo ditë, është bërë një ekip me lojë të bukur, por kampionati është ende i gjatë nuk mund të flasim që tani për këtë, shkojmë javë pas jave.

U bënë rreth 4-5 javë që ka 5-6 mungesa është një detyrë akoma më e vështirë pasi të mungon gjysma e ekipit nuk është gjë e vogël për çdo ekip, vetëm problem dëmtimesh asnjë shqetësim tjetër, sdo doja kaq shumë, ka luftë sportive çdo javë, askush si do dëmtimet, djemtë që kanë hyrë e kanë justifikuar veten, po rikuperohen gradualisht. Kemi dy lojtarë jashtë si Dros dhe Bismark, Qato do të rikthehet këtë javë.

Frikë nuk kemi nga asnjë ekip, por meriton respekt maksimal Egnatia pasi jo më kot është ekip kampion në fuqi, ka bërë futboll të bukur, është finalja edhe e sezonit të kaluara, bëhet një ndeshje e bukur, shkojmë për maksimumin, asgjë sna tremb. Të gjithë pretendojnë, të gjitha ekipet janë pretendente, por kanë probleme, dëmtime, mund të krijohen situata të ndryshme.

Kemi lojtarë me eksperiencë që e dinë se çfarë prentendojmë, trajneri e njeh mentalitetin e këtij ekipi, tifozi është lojtari i 12-të më vjen mirë që janë optimistë, ashtu si jemi edhe ne. Kemi bërë ekip të mirë që lufton për trofe.

Dua të flas vetëm për ekipin tim dhe jo kundërshtarin. Dua fitoren nesër dhe luftojmë shumë për ta marrë, do të ishte e mrekullueshme. Tre rezultatet janë të mundshme, unë gjithmonë flas për fitore, unë besoj shumë që shkojmë për këtë dhe tja arrijmë”, ka theksuar drejtori sportiv.

Post navigation

Previous: Këmbanat bien për Tiranën, jo për trajnerët
Next: Kategoria e Parë/ Tetë gola të shënuar, rezultatet e pjesëve të para

Të ngjashme

samir mane
  • Kampionati

EKSKLUZIVE/ Zbulohet cilin klub mund të blejë Samir Mane në Shqipëri

VETEMSPORT 25.02.2026
armand duka dhe samir mane
  • Kampionati

Samir Mane blen klubin e futbollit? E zbulon Duka: Je më i miri në Shqipëri…

VETEMSPORT 25.02.2026
partizan
  • Kampionati

ZYRTARE/ La gjurmë te Partizani, ish-kapiteni njofton tërheqjen nga futbolli

VETEMSPORT 25.02.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

samir mane
  • Kampionati

EKSKLUZIVE/ Zbulohet cilin klub mund të blejë Samir Mane në Shqipëri

VETEMSPORT 25.02.2026
armand duka dhe samir mane
  • Kampionati

Samir Mane blen klubin e futbollit? E zbulon Duka: Je më i miri në Shqipëri…

VETEMSPORT 25.02.2026
tolaj
  • Kombëtarja

E BUJSHME/ Celtic tenton sulmuesin shqiptar, Silvinjo nuk e llogarit në Kombëtare

VETEMSPORT 25.02.2026
MERKURI
  • Të Tjera

Tragjike në Itali! Futbollisti shqiptar i jep fund jetës, zbulohet arsyeja

VETEMSPORT 25.02.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.