
Arsenali barazoi 1-1 ndaj Bayer Leverkusen, në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/8-ve në Ligën e Kampioneve.
Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa e dyta ishte një tjetër histori. Gjermanët e nisën shumë mirë ndeshjen pas pushimit, duke gjetur avantazhin.
Në minutën e 46-të, Andrich zhbllokoi takimin, pas një asisti të marrë nga Grimaldo. Megjithatë, një penallti në fund, i hoqi fitoren vendasve.
Havertz barazoi 1-1 për Arsenalin në minutën e 89-të, rezultat me të cilin u mbyll ndeshja.
Kualifikimi për në çerekfinale do të vendoset në ndeshjen e kthimit, e cila do të zhvillohet në Londër.







