Në një sfidë dramatike për mbijetesë, Mallorca ka pësuar një humbje 1-2 ndaj Elche-s.
Vedat Muriqi pati shansin e artë për të barazuar shifrat në minutën e 92-të, por gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, duke lënë ekipin e tij pa pikë.
Ky gabim rëndon shumë për Mallorcën, e cila pas 29 javësh renditet në vendin e 18-të me 28 pikë, në zonën që të dërgon një kategori më poshtë.
Pavarësisht këtij momenti negativ, sulmuesi i Kosovës po zhvillon një sezon personal mbresëlënës me 18 gola të shënuar, duke u renditur i dyti në listën e golashënuesve të La Liga-s, pas Kylian Mbappe me23 gola.
Kur kanë mbetur edhe 9 javë deri në fund, gara për mbijetesë mbetet e hapur, por gabimet si ky i sotmi mund të kushtojnë shtrenjtë në llogaritë finale.








