
Flamurtari dhe Tirana barazuan 1-1 mes tyre, në duelin e javës së 30-të në Superiore. Një sfidë shumë e luftuar nga të dyja ekipet, të cilat këtë sezon luftojnë për mbijetesë.
Golin e parë e shënoi Tabeku në minutën e 3-të. Sulmuesi përfitoi nga një përgjumje e mbrojtjes vendase dhe i vetëm me portierin nuk gaboi.
Flamurtari provoi të reagojë në pjesën e parë, por tentativat nuk kishin saktësinë e duhur.
Pjesa e dytë foli e gjitha për vlonjatët, që kërkuan me ngulm barazimin, me disa raste për shënim. Goli i barazimit erdhi në minutën e 93-të. Maksuti fitoi një penallti në zonën e Tiranës, të cilën e ktheu në gol vetë.
Me këtë barazim, Tirana ngjitet në vendin e tetë me 28 pikë, ndërsa Flamurtari me 3 pikë më pak, mban vendin e fundit.




