
“Nga përplasja e dy vetave, përfiton një i tretë.” Kjo shprehje duket se merr kuptim me rastin e përplasjes së Flamurtarit dhe Lorenc Trashit.
Sipas raportimeve të fundit, thuhet se Vllaznia po tenton transferimin e mbrojtësit të majtë. Bëhet me dije se kanë nisur bisedimet e para mes mbrojtësit 33-vjeçar dhe klubit shkodran.
Pavarësisht situatës së tensionuar dhe akuzave te Flamurtari, Trashi shihet si një përforcim me peshë te kuqeblutë, të cilët kërkojnë të rrisin eksperiencën në organikë. Edhe pse në krahun e majtë Vllaznia disponon lojtarë si Jago dhe Hakaj, afrimi i mundshëm i ish-kapitenit të Flamurtarit vlerësohet si një lëvizje që garanton cilësi të menjëhershme.
Lojtari thuhet se është i tunduar nga ideja për t’u veshur kuqeblu, duke mbyllur kështu kapitullin e fundit problematik në Vlorë. Nëse palët arrijnë akordin, ky pritet të jetë një nga transferimet më të bujshme të verës në Superiore, duke treguar ambiciet e qarta të shkodranëve për sezonin e ardhshëm.




