
Pas dorëheqjes së Gabriele Gravinës, futbolli italian po kërkon një figurë të re për të udhëhequr Federatën, me zgjedhjet që janë planifikuar më 22 qershor.
Sipas sondazheve të fundit, Paolo Maldini është kandidati më i preferuar nga tifozët italianë, duke marrë mbështetjen e rreth 70% të votuesve.
Ish-kapiteni i Milani shihet si njeriu i duhur për të sjellë kthesën e nevojshme, një mendim që ndahet edhe nga figura si Ciro Ferrara, i cili e ka cilësuar atë si kombinimin ideal mes një menaxheri dhe një njeriu të fushës.
Megjithatë, situata mbetet komplekse në nivelet institucionale. Ministri i Sportit, Andrea Abodi, raportohet se ka bërë kontaktet e para me 57-vjeçarin, por Maldini thuhet se është i rezervuar për të pranuar poste ku ndikimi i tij real mund të jetë i kufizuar.
Nga ana tjetër, Qeveria po kërkon një figurë të fortë për të rivalizuar Giovanni Malagò-n, i cili aktualisht shihet si favoriti kryesor.







