
Trajneri i Shqipërisë U-21, Alban Bushi, ka përfshirë në listën e tij mesfushorin 19-vjeçar, Amar Asani.
Lajmi është bërë i ditur nga klubi i tij, Trelleborg, që garon në kategorinë e tretë të futbollit suedez. Ky është grumbullimi i parë për futbollistin e lindur në Suedi, i cili ka vendosur të përfaqësojë ngjyrat kuqezi.

Përveç ftesës për lojtarin, klubi suedez ka zbuluar edhe detaje mbi kalendarin e ekipit kombëtar shpresë. Sipas njoftimit, Shqipëria U-21 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore gjatë muajit mars. Pas përballjes me Japoninë, skuadra e drejtuar nga Bushi do të luajë një tjetër test miqësor kundër Uzbekistanit.
Klubi i Trelleborg ka uruar publikisht futbollistin për këtë arritje të rëndësishme në karrierën e tij ndërkombëtare. Tashmë mesfushori pritet t’i bashkohet grupit për të treguar vlerat e tij në këto dy takime përgatitore.






