
Mungesa e ftesës në Kombëtares nga Silvinjo, duket se nuk i ka ndalur dy sulmuesit shqiptarë, Taulant Seferi dhe Stiven Shpendi.
Seferi ka shënuar golin e tij të 16-të në Ligën e Parë turke, duke zhbllokuar takimin për Bodrumspor në përballjen ndaj Istanbulspor. Sulmuesi shfrytëzoi një asistim të mbrojtësit Arlind Ajeti, i cili ndryshe nga Seferi, ka marrë ftesën e teknikut brazilian për duelin ndaj Polonisë.
Në fund, goli i Seferit rezultoi vendimtar, pasi Bodrumspor fitoi 1-0.
SUPERGOLI I SHËNUAR NGA SEFERI:
Në Itali, Stiven Shpendi ka shkëlqyer me fanellën e Empolit në Serinë B, duke realizuar një dopietë me kokë në fitoren ndaj Pescaras.
Me këtë dygolësh, Shpendi ngjitet në kuotën e 13 realizimeve këtë sezon, duke u konfirmuar si një nga shënuesit më të mirë të kampionatit.
GOLAT E SHPENDIT:
Pavarësisht formës së mirë, 21-vjeçari ende nuk ka marrë një ftesë zyrtare për t’u bërë pjesë e Kombëtares A. Këto performanca vijnë në një moment kur stafi teknik i Shqipërisë po vuan mungesën e disa sulmuesve kryesorë për shkak lëndimesh.







