Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kombëtarja

Silvinjo “tremb” për Brojën: Probleme në sulm? Golat nga Muçi dhe Mehmeti…

VETEMSPORT 21.03.2026 2 minutes read
TRAJNERI SILVINJO

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo foli në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjeve të “play off”.

Tekniku kuqezi, u shpreh se ende nuk di gjendjen e Brojës, kur u pyet për sulmuesin kryesor, ndërsa theksoi se Muçi dhe Mehmeti janë lojtarë që shënojnë.

“Nuk duhet të qahemi. Të shohim përpara. Kam besim te lojtarët që kam grumbulluar. Për këtë kemi menduar prej kohësh. Duhet të përshtatemi me situatën. Muçin e shoh si sulmues. Në fushë, ai është një lojtar që shënon, e gjen portën, ka tipare ofensive dhe më pak defensive. Mehmetin e kemi sjellë ne në Kombëtare. Është një lojtar që gjatë këtyre viteve është rritur dhe përmirësuar shumë. Unë e shoh si lojtar krahu. Të dy janë lojtarë që e gjejnë portën. Kur nuk ke sulmues të mirëfillte, duhet të gjesh lojtarë që shënojnë. Lojtari që ka shënuar më shumë në Kombëtare gjatë këtyre viteve, është Nedim Bajrami, pas tij Asani dhe Asllani. Jo domosdoshmërish duhet një sulmues 9. Janë lojtarë që mund të bëjnë mirë.

Kemi kohë që jemi pas Pilo. Aliji ka pasur një ndërhyrje kirurgjikale dhe ka bërë mirë me Kombëtaren. Duhet ta shikojmë dhe ta vlerësojmë. E shoh si mundësi që iu jepet lojtarëve.

Sa i përket Brojës si sulmues qendre. Ka kohë jashtë. Nuk e di ende. E lidh me vlerësimin që duhet të bëjmë. Nuk e di gjendjen ende. Do i vlerësojmë kur të vijnë në grumbullim. Është e rëndësishme që në fushë të hyjnë ata lojtarë që të vënë kundërshtarin në vështirësi. Edhe ata që futen nga stoli, mund të bëjnë diferencën.”

Post navigation

Previous: Silvinjo flet në konferencë, sqaron zgjedhjet
Next: E BUJSHME/ Hapet thesi te klubi i Superiores, premio 200 milionë

Të ngjashme

-900-0-1718704713xasani-318
  • Kampionati
  • Kombëtarja

Pritej te Partizani, Jasir Asani shfaqet te skuadra tjetër e Superiores

VETEMSPORT 05.04.2026
UZUNII
  • Kombëtarja

VIDEO/ Uzuni shpërthen para Messit dhe Suarez, sulmuesi i mahnit të gjithë

VETEMSPORT 05.04.2026
shqiperi kosove
  • Kombëtarja

E BUJSHME/ Shqipëria dhe Kosova përballen me njëra-tjetrën para Botërorit

VETEMSPORT 03.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

besa luftetariii
  • Kampionati

5 gola dhe 2 kartonë të kuq, e pabesueshme çfarë ndodh në Kategorinë e Parë

VETEMSPORT 05.04.2026
-900-0-1718704713xasani-318
  • Kampionati
  • Kombëtarja

Pritej te Partizani, Jasir Asani shfaqet te skuadra tjetër e Superiores

VETEMSPORT 05.04.2026
UZUNII
  • Kombëtarja

VIDEO/ Uzuni shpërthen para Messit dhe Suarez, sulmuesi i mahnit të gjithë

VETEMSPORT 05.04.2026
maldini
  • Bota

Presidenti i ri i Federatës, italianët zgjedhin Maldinin

VETEMSPORT 05.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.