
Episode skandaloze u regjistruan në miqësoren mes Spanjës dhe Egjiptit. Tifozët iberikë, shpërthyen në kore anti-Myslimane në stadium, duke thirrur: “Kush nuk kërcen është Mysliman”.
Një ngjarje skandaloze, e cila ka prekur edhe një prej yjeve të Spanjës. Lamine Yamal u shfaq i zhgënjyer për veprimin e tifozëve të tyre.
“Lavdi Zotit jam Mysliman dhe si i tillë, thirrjet i konsideroj mungesë respekti dhe të papranueshme”, tha Yamal.
Kjo ngjarje ka tërhequr vëmendje të madhe në të gjithë botën. Po ju si e komentoni këtë veprim?







