Austin barazoi 2-2 ndaj Inter Miami në ndeshjen e parë në stadiumin e ri të kësaj të fundit.
Sulmuesi i Kombëtares, Myrto Uzuni ishte protagonist që në minutën e 3-të, kur goditi shtyllën nga një goditje dënimi.
Austin kaloi në avantazh në minutën e 5-të me golin e Biros. Inter Miami reagoi menjëherë dhe barazoi në minutën e 9-të me Lionel Messin me kokë.
Uzuni rrezikoi sërish në pjesën e parë me një goditje nga distanca që përfundoi pranë traversës dhe dha një pasim që u ndal në shtyllë.
Në minutën e 53-të, sulmuesi shqiptar asistoi për Nelson, që shënoi për 2-1. Në minutën e 81-të, Luis Suarez barazoi rezultatin në 2-2.
Ndeshja u mbyll në barazim, me Uzunin ndër lojtarët më aktivë në fushë.








