Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Lajme

Stadiumi i ri i Valiasit

VETEMSPORT 01.04.2026 2 minutes read

Punimet për ndërtimin e stadiumit në Valias po vijojnë me ritme të shpejta, duke shënuar progres në çdo fazë të dukshme të projektit.

Tribuna qendrore tashmë ka marrë formë dhe shumë shpejt pritet të përfundojë plotësisht, duke i dhënë stadiumit pamjen e tij të parë konkrete.

Paralelisht, punimet për bazamentin e fushës janë drejt fazës finale, ndërsa sipas planifikimit, gjatë muajit maj pritet të nisë procesi i shtrimit të tapetit.

Stadiumi i ri i Valiasit do të jetë i standardeve të Kategorisë së Parë dhe do të ketë një kapacitet prej 1400 vendesh, duke krijuar kushte moderne për zhvillimin e ndeshjeve dhe aktiviteteve sportive.

Federata e Futbollit ka marrë përsipër shtrimin e fushës me tapet artificial, vendosjen e portave, si edhe pajisjen me makineri të posaçme për mirëmbajtjen e saj, duke garantuar standarde të larta dhe kushte optimale për aktivitetet sportive që do të zhvillohen në këtë impiant të ri.

Ky stadium pritet të jetë gati për edicionin futbollistik 2026–2027, duke i shtuar hartës sportive të vendit një tjetër hapësirë cilësore në shërbim të komunitetit dhe futbollit shqiptar.

Post navigation

Previous: E kryer/ Italia “shkon” në Botëror
Next: Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 03.04.2026

Të ngjashme

KOMISIONI I DISIPLINS
  • Lajme

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 03.04.2026

VETEMSPORT 01.04.2026
SDGDFG
  • Lajme

Konferenca e trajnerit Silvinjo

VETEMSPORT 28.03.2026
IMG_2694
  • Kombëtarja
  • Lajme

Shqipëria eliminohet nga Polonia

VETEMSPORT 24.03.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

ghjfgr
  • Kampionati

Penalltia në fund vendos Flamurtari-Tirana, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 03.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Falje tek Egnatia, Tirana fiton në tavolinë. Disiplina zbulon vendimet

VETEMSPORT 03.04.2026
valiasi-stadiumi-prill-2026
  • Kampionati

VIDEO/ Stadiumi i ri merr formë, një impiant modern i shtohet Shqipërisë

VETEMSPORT 03.04.2026
VLLAZNIA
  • Kampionati

Sherr në stërvitje, plas keq te Vllaznia

VETEMSPORT 03.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.