Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Lajme

Supergoli i shënuar nga Taulant Seferi

VETEMSPORT 20.03.2026 1 minute read

Mungesa e ftesës në Kombëtares nga Silvinjo, duket se nuk i ka ndalur dy sulmuesit shqiptarë, Taulant Seferi dhe Stiven Shpendi.

Seferi ka shënuar golin e tij të 16-të në Ligën e Parë turke, duke zhbllokuar takimin për Bodrumspor në përballjen ndaj Istanbulspor. Sulmuesi shfrytëzoi një asistim të mbrojtësit Arlind Ajeti, i cili ndryshe nga Seferi, ka marrë ftesën e teknikut brazilian për duelin ndaj Polonisë.

Në fund, goli i Seferit rezultoi vendimtar, pasi Bodrumspor fitoi 1-0.

Në Itali, Stiven Shpendi ka shkëlqyer me fanellën e Empolit në Serinë B, duke realizuar një dopietë me kokë në fitoren ndaj Pescaras.

Me këtë dygolësh, Shpendi ngjitet në kuotën e 13 realizimeve këtë sezon, duke u konfirmuar si një nga shënuesit më të mirë të kampionatit.

Pavarësisht formës së mirë, 21-vjeçari ende nuk ka marrë një ftesë zyrtare për t’u bërë pjesë e Kombëtares A. Këto performanca vijnë në një moment kur stafi teknik i Shqipërisë po vuan mungesën e disa sulmuesve kryesorë për shkak lëndimesh.

Post navigation

Previous: Penalltia e humbur nga Muriqi
Next: Rikthime, risi dhe mungesa të mëdha. Silvinjo publikon listën

Të ngjashme

KOMISIONI I DISIPLINS
  • Lajme

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 03.04.2026

VETEMSPORT 01.04.2026
dhd
  • Lajme

Stadiumi i ri i Valiasit

VETEMSPORT 01.04.2026
  • Lajme

Kategoria Superiore

VETEMSPORT 01.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

gdfhgsdg
  • Kampionati

Kategoria e Parë/ Penallti në fund në Korçë, “zjarr” te mbijetesa. Rezultatet dhe renditja

VETEMSPORT 04.04.2026
asllani
  • Kosova & Rajoni

VIDEO/ I gjithë stadiumi në këmbë, Asllani mahnit me supergolin e shënuar

VETEMSPORT 04.04.2026
SFDSF
  • Kampionati

Kategoria e Parë/ Shtangen kryesuesit, rezultatet dhe renditja pas pjesëve të para

VETEMSPORT 04.04.2026
ghjfgr
  • Kampionati

Penalltia në fund vendos Flamurtari-Tirana, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 03.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.