
Zbarkimi i Kombëtares në Varshavë nuk ka kaluar pa rënë në sy, teksa yjet kuqezi janë përballur me një pritje të ngrohtë që në hapat e parë në tokën polake.
Ernest Muçi, Armando Broja dhe Jasir Asani janë ndalur nga dhjetëra tifozë në daljen e aeroportit, të cilët nuk kanë humbur rastin për të siguruar autografë dhe foto me idhujt e tyre.


Muçi dhe Broja ishin më të kërkuarit për firma, ndërsa Asani ka qenë në qendër të vëmendjes për “selfie” me mbështetësit që kishin dalë t’i prisnin.
Kjo atmosferë entuziaste është vetëm paralajmërimi i asaj që pritet të ndodhë mbrëmjen e nesërme në stadiumin “PGE Narodoëy”. Sektori mik i dedikuar për tifozët shqiptarë është konfirmuar zyrtarisht “sold out”, çka garanton se djemtë e Silvinjos do të kenë një mbështetje masive në tribunat e Varshavës.







