
Goli i Arbër Hoxhës ndaj Polonisë ka tërbuar mediat serbe. Sulmuesi i Kombëtares, pas shënimit të golit të avantazhit, festoi duke formuar simbolin e shqiponjës me duar, një gjest krenarie kombëtare që është pritur me “vrer” në Beograd.
Media serbe “Kurir”, e njohur për qëndrimet e saj radikale ndaj simboleve shqiptare, e ka cilësuar këtë festim si një “provokim të pastër”.
Pas “maktheve” që u shkaktoi më parë festimi i Rey Manajt, mediat fqinje duket se nuk e kanë kapërdirë dot faktin që ky simbol vazhdon të shfaqet në skenat e mëdha të futbollit europian.







