
Sfida kualifikuese mes Kroacisë U21 dhe Turqisë U21 është ndërprerë në minutën e 35-të, pas një incidenti të rëndë shëndetësor që përfshiu stolin mik.
Trajneri i përfaqësueses turke, Korkmaz, u rrëzua papritur në fushë, duke shkaktuar panik të menjëhershëm te lojtarët dhe stafi teknik. Ngjarja ndodhi vetëm pak çaste pasi lojtari turk, Tiknaz, u ndëshkua me karton të kuq, duke shtuar tensionin në fushën e lojës.
Ndihma mjekësore ndërhyri me urgjencë për t’i dhënë ndihmën e parë teknikut, i cili u transportua me shpejtësi drejt spitalit më të afërt. Sipas raportimeve të para nga mediat turke, trajneri ka pësuar një rrëshqitje aksidentale duke goditur kokën në tokë, gjë që i ka shkaktuar ënjtje të dukshme.
Fatmirësisht, raportohet se ai ka qenë i vetëdijshëm gjatë gjithë kohës së transportimit për ekzaminime të mëtejshme. Për shkak të gjendjes së rënduar emocionale dhe rrethanave të ngjarjes, zyrtarët vendosën anulimin e menjëhershëm të takimit.
NDESHJET LIVE KETU: https://vetemsport.com/live-gjithcka-ne-vetem-sport/







