
Ndeshja e Kupës së Shqipërisë mes Partizanit dhe Elbasanit është shoqëruar nga momente ankthi në “Arena e Demave”.
Në minutën e 43-të të takimit, sulmuesi i të kuqve, Vusal Isgandarli, ka rënë pa ndjenja në fushë pas një përplasjeje me lojtarin kundërshtar, Arsen Lleshi.
SHIKONI VIDEON:
Ky episod solli menjëherë në kujtesë skenat e frikshme me Saliu Sembenen pak kohë më parë në kampionat. Ndërhyrja e stafit mjekësor ishte e menjëhershme, duke bërë të mundur përmendjen e lojtarit, i cili fatmirësisht arriti ta vijonte ndeshjen normalisht.
Sa i përket aspektit sportiv, pjesa e parë e kësaj sfide u mbyll në barazim 1-1. Elbasani kaloi i pari në avantazh me anë të Lajthisë, por Partizani u përgjigj shpejt me Kontreras, i cili riktheu baraspeshën.




