
Pjesa e parë e takimit mes Hoffenheim dhe Mainz, e vlefshme për javën e 28-të të Bundesligës gjermane, është mbyllur me rezultatin e barabartë 1-1.
Protagonist i këtij fraksioni ishte sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, i cili barazoi shifrat në minutën e 23-të. Sulmuesi realizoi me një goditje nga distanca jashtë zonës, duke mposhtur portierin kundërshtar.
Me këtë gol, Asllani arrin kuotën e 9 realizimeve në kampionatin gjerman për këtë sezon, duke i shtuar kësaj statistike edhe 5 asiste me fanellën e Hoffenheim.
Kjo paraqitje pozitive e sulmuesit vjen pak ditë pas angazhimit me përfaqësuesen e Kosovës në fazën “play-off” të Botërorit, ku “Dardanët” u eliminuan pas përballjes me Turqinë.
/CNA






