
Jurgen Klinsman ka kritikuar sistemin e futbollit në Itali. Sipas tij, në këtë vend, nuk u jepet mundësia të rinjve, për të treguar aftësitë e tyre.
“Yamal dhe Musiala do të luanin në Serinë B, nëse do të ishin në Itali. Kjo nuk duhet të ndodhë”, deklaroi legjenda gjermane.
Komentet e tij vijnë pak ditë pas eliminimit të Italisë, që u la jashtë Botërorit nga Bosnja.






