
Tirana dhe Dinamo barazuan 1-1 mes tyre, në derbin e kryeqytetit. Ndeshja e javës së 23-të, nisi menjëherë me gol.
Pas vetë, 40 sekondave, Tirana gjeti avantazhin, me golin e Falaye. Dinamo kishte mundësinë për të barazuar në minutën e 17-të, por Dejvi Bregu shpërdoroi penalltinë, duke gjuajtur jashtë.
Gjithçka u bë më e vështirë për skuadrën e Dajës në minutën e 31-të, kur Gudiaby u ndëshkua me të kuq, duke lënë ekipin e tij me 10 lojtarë.
Edhe pse në inferioritet numerik, “nëndetësja” ia doli të barazojë shifrat në pjesën e dytë.
Në minutën e 81-të, Mustafa Koma, i futur nga stoli shënoi me kokë pas një goditje këndi.
Tirana provoi të reagojë, por e kishte të vështirë përballë Dinamos, të vendosur mirë në fushë.
Me këtë barazim, Tirana ngjitet në vendin e tetë me 21 pikë, ndërsa Dinamo mban vendin e katërt me 35 pikë të grumbulluara.





