Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026 2 minutes read
egnatia

Tirana fitoi 3 me 1 ndaj Egnatias. Julian Brahja që zëvendëson trajneri Edlir Tetova tha fjalën e tij. Dyshimet për gjykimin ku kryesor ishte Albert Doda, nuk munguan.

“Unë mendoj që Tirana ato raste që krijoi, i shënoi. U tregua ekip cinik. Ne e dinim që Tirana do të bënte mirë mbrapa dhe rastet që do të dilnin, do të shënonte. Më vjen keq, edhe ne nuk luajtëm keq, rastet i krijuam, por duhet të ishim të saktë para portës.

Pjesa e parë, normalisht që kemi manovrën tonë. Por nga krahët kishim shumë mundësi, sidomos nga Selmani, ai depërtoi. Por ndoshta edhe mbipopullimi nga ana jonë nuk ishte i mirë. Buriç ishte i vetëm në zonë, mendoj se kjo na penalizoi.

Ne kërkuam krosime nga krahët, ia dolëm që të shënonim. Penalltia e shpejtë e Tiranës i dha frymë atyre dhe neve na dha goditjen. Pastaj goli i tretë na prishi planet dhe ekipi sigurisht që kalon në nervozizëm, patëm edhe gabime. Nuk e di, ndoshta duhet të ishim më të qartë para portës.

Norka Security

Në tranzicion, Tirana ka lojtarë të shpejtë. Në momentin që Xhixha kthehet përballë dhe jep pasimin vertikal, të kap. Ne e kontrolluam lojën, por ndoshta nuk ishim të qartë para portës.

Protestat ndaj gjyqtarëve, mendoni të hiqni dorë? Nuk mendoj, është pjesë e lojës. Një futbollist në lojë është me 200 puls. Ne nuk kemi folur me futbollistët, por janë momente loje, gjëra që ndodhin. Është e drejtë që të merremi me lojën tonë.

Ju shqetëson fakti që ju shënoi 3 gola Tirana, sulmi më i dobët? Për një njeri që nuk e ka parë ndeshjen, thotë që 3-1 Tirana e ka mbytur. Golat ishin episode, gol në korne pëson çdo ekip. Nuk dua të ndalem te penalltia, por kam dyshimet e mia”, u shpreh Brahja për “RTSH”.

Post navigation

Previous: Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore
Next: ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

LEXO EDHE:

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
partizanii
  • Kampionati

Pasoi Orges Shehin, zbulohet kandidati për stolin e Partizanit

VETEMSPORT 12.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.