Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kampionati

Akuzat e rënda nga presidenti i Elbasanit, reagon Egnatia: Nuk manipulojmë dhe nuk sulmojnë askënd

VETEMSPORT 26.01.2026 3 minutes read
egnatia

Klubi i Egnatias, ka reaguar pas akuzave të rënda nga presidenti i Elbasanit Kujtim Llupa, i cili u shpreh se Agim Demrozi ushtron presion ndaj arbitrave.

REAGIMI:

Dje, përfshirë edhe ditën e sotme, në disa media të shkruara dhe vizive janë publikuar deklarata dhe komente ku implikohet padrejtësisht Klubi i Futbollit “Egnatia” dhe presidenti i saj, z. Agim Demrozi. Këto qëndrime, të artikuluara nga individë që konsiderohen pjesë e familjes së futbollit shqiptar, na duken jo vetëm të pabazuara, por edhe aspak normale në raportin institucional që duhet të mbizotërojë në sport.

K F “Egnatia” është, faktikisht, një nga skuadrat më të penalizuara nga vendimmarrjet e arbitrimit gjatë këtij sezoni. Mjafton të kujtojmë se vetëm në 7 javët e fazës së parë, KF “Egnatia” është ndëshkuar pothuajse në çdo ndeshje me kartonë të kuq dhe me 2–4 kartonë të verdhë, si pasojë e “gabimeve njerëzore” të arbitrimit.

E njëjta tendencë ka vijuar edhe në fazën e dytë dhe në këto tre javë të fazës së tretë të kampionatit, ku skuadrës i janë mohuar minimalisht katër penallti të pastra, ndërkohë që ndëshkimet disiplinore kanë qenë disproporcionale dhe me standard të dyfishtë krahasuar me kundërshtarët për të njëjtat veprime, duke favorizuar ata që luajnë kundër “Egnatias”.

LEXO EDHE: “Në pushim futet te arbitrat”, presidenti i Elbasanit bën deklaratën e fortë për rivalët

Ne nuk kemi as kohë dhe as interes të merremi me gjyqtarët e “gabimet njerëzore”, me kolegët apo me institucionet e futbollit. Objektivi ynë është puna, korrektësia dhe realizimi i qëllimeve sportive. Megjithatë, është një fakt i pamohueshëm se “Egnatia” është ndër skuadrat më të dëmtuara nga gabime serioze arbitrimi, gabime “njerëzore” që kanë ndikuar drejtpërdrejt në rezultate dhe renditje, në favor të skuadrave kundërshtare.

Po aq fakt është se stadiumi “Arena Egnatia” ofron kushte model për zhvillimin e ndeshjeve: ambient korrekt, siguri maksimale, tifozëri të rregullt dhe respekt të plotë për gjyqtarët, delegatët dhe zyrtarët e Federatës. Nuk ka asnjë rast, as edhe të vetëm, që presidenti i klubit, z. Agim Demrozi, të ketë ushtruar presion, të ketë dhënë urdhra apo të jetë përfshirë në sjellje të papërshtatshme ndaj arbitrave apo zyrtarëve të ndeshjes.

Përkundrazi, KF Egnatia ka qenë, është dhe do të mbetet korrekt ndaj gjyqtarëve dhe institucioneve, edhe në ato raste kur kemi qenë bindshëm të dëmtuar nga vendime të padrejta që kanë ndikuar drejtpërdrejt në rezultat.

Nëse do të përllogariteshin realisht pikët e humbura nga gabimet e arbitrimit, Egnatia do të rezultonte ndër klubet më të penalizuara të kampionatit.

Ne nuk shpifim, nuk akuzojmë, nuk manipulojmë dhe nuk sulmojmë askënd, aq më pak pjesëtarë të familjes sonë sportive. Nuk kemi reaguar dhe nuk reagojmë ndaj asnjë klubi tjetër. Kjo deklaratë bëhet vetëm për të sensibilizuar opinionin publik dhe për të sqaruar të vërtetën.

Kf Egnatia mbetet dhe do të vazhdojë të jetë promotor i fair play-it, i futbollit edukativ, shoqëror dhe social, duke sjellë një model ndryshe të drejtimit sportiv dhe një model institucional të presidentit të klubit në Republikën e Shqipërisë.

KF “Egnatia”

Post navigation

Previous: 12 vite pas aksidentit, vjen lajmi i madh për Schumacher
Next: Ofertë e rëndësishme, Asllani merr vendimin për të ardhmen

Të ngjashme

tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026
Screenshot-2026-04-12-155457
  • Kampionati

VIDEO/ E paprecedentë! Nga fusha në Polici, Telushin e tërheqin me forcë në fugonin e forcave të rendit

VETEMSPORT 12.04.2026
skenderbeu-luftetari-1024x683
  • Kampionati

“Luftë” e ashpër për ngjitjen dhe mbijetesën, shikoni renditjen në Kategorinë e Parë

VETEMSPORT 12.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026
muriqo
  • Kosova & Rajoni

HISTORIKE! Lojtari shqiptar shënon dopietë në La Liga dhe thyen rekordin e Eto’o

VETEMSPORT 12.04.2026
Screenshot-2026-04-12-155457
  • Kampionati

VIDEO/ E paprecedentë! Nga fusha në Polici, Telushin e tërheqin me forcë në fugonin e forcave të rendit

VETEMSPORT 12.04.2026
adri mehmeti dhe Lionel Messi
  • Kombëtarja

Talenti shqiptar shtang Lionel Messin, shënon gol vendimtar

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.