Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kampionati

Bismark shpërdoron disa raste, Vllaznia fiton miqësoren

VETEMSPORT 07.09.2025 1 minute read
bandicam-2025-09-07-19-49-08-018

Skuadra e Vllaznisë ka zhvilluar sot një ndeshje miqësore kundër Deçiçit të Tuzit, ku shkodranët fituan me rezultatin 3-0.

Tekniku kishte hedhur në fusë formacion miks, me titullarët dhe lojtarët e stolit të përzier, për të parë gjendjen e tyre. Në fillim ishte Deçiçi që u shfaq thumbues, teksa goditi edhe shtyllën e portës së mbrojtur nga Pohls. Por më pas erdhi reagimi i Vllaznisë, që gjeti golin e avantazhit me Kastratin në minutën e 35.

Vetëm pesë minuta më vonë, erdhi goli i dytë i shkodranëve, me anë të të riut Ara, falë insistimit në krahun e majtë të Hakajt.

Me skuadrat që bënë shumë zëvendësime pas pushimit, goli i tretë për shkodranët erdhi me Tafilin i cili fitoi topin në gjysmëfushën kundërshtare dhe mposhti portierin.

Edhe pse shkodranët krijuan raste të tjera për të shënuar, nuk ia dolën të gjenin rrjetën sidomos me Bismark i cili krijoi e shpërdoroi disa raste të mira. Kësisoj, dueli u mbyll me shifrat 3-0.

Post navigation

Previous: Ndryshimet te Vllaznia, prezantohet trajneri i ri
Next: Këngëtarja shqiptare i “shkel syrin” Lamine Yamal

Të ngjashme

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.