Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kombëtarja

Broja dhe Mehmeti titullarë, si pritet formacioni i Shqipërisë ndaj Ukrainës

VETEMSPORT 30.03.2026 2 minutes read
Kombetarja

Armando Broja dhe Anis Mehmeti mund të luajnë titullarë në miqësoren me Ukrainën që do të zhvillohet mbrëmjen e kësaj të marte në Valencia. Dy lojtarët, të cilët aktivizohen në Angli, duket se do të jenë lëvizja e Silvinjos në repartin ofensiv.

Broja hyri në fushë si zëvendësues në takimin me Poloninë, ndërsa Mehmeti qëndroi në stol. Mehmeti pritet të luajë në të majtë të sulmit, ndërsa Broja në qendër.

Në krahun e djathtë, mund të luajë sërish Myrto Uzuni, siç bëri ndaj Polonisë.

Mungesat në sulm janë të rëndësishme, pasi të dielën u konfirmua dëmtimi i Ernest Muçit. Sulmuesi i krahut ka një lëndim në kofshën e djathtë që u vërtetua pas rezonancës magnetike. Muçi u largua nga grumbullimi, pasi i duhen disa ditë pushim dhe do ta vijojë riaftësimin tek ekipi i tij, Trabzonspor.

Në portë do të jetë sërish Strakosha, ndërsa në të majtë të mbrojtjes pritet Stavro Pilo.

Në qendër të mbrojtjes do të luajë Gjimshiti, ndërsa në krahun e tij mund të jenë Cake ose Pllana.

Në të djathtë të mbrojtjes do të luajë Balliu, në vendin e Elseid Hysajt.

Nuk priten shumë ndryshime në mesfushë, ku pritet të luajnë Asllani, Shehu dhe Laçi.

Ndeshja miqësore, Ukrainë-Shqipëri do të luhet mbrëmjen e kësaj të marte, duke nisur nga ora 20:45, në Valencia.

Post navigation

Previous: E papritur para Ukrainë-Shqipëri, trajneri zbulon vendimin për të ardhmen
Next: Situatë kaotike! Kombëtarja humb një tjetër titullar, nuk luan me Ukrainën

Të ngjashme

shqiperi kosove
  • Kombëtarja

E BUJSHME/ Shqipëria dhe Kosova përballen me njëra-tjetrën para Botërorit

VETEMSPORT 03.04.2026
900-0-silvinjo-1
  • Kombëtarja

Silvinjos i skadon kontrata, trajneri shqiptar vetëofrohet për Kombëtaren

VETEMSPORT 01.04.2026
-900-0-1731659268xernest-mucijpg-411
  • Kombëtarja

E papritur/ U largua nga Kombëtarja, zbulohet kërkesa e Ernest Muçit

VETEMSPORT 01.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

ghjfgr
  • Kampionati

Penalltia në fund vendos Flamurtari-Tirana, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 03.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Falje tek Egnatia, Tirana fiton në tavolinë. Disiplina zbulon vendimet

VETEMSPORT 03.04.2026
valiasi-stadiumi-prill-2026
  • Kampionati

VIDEO/ Stadiumi i ri merr formë, një impiant modern i shtohet Shqipërisë

VETEMSPORT 03.04.2026
VLLAZNIA
  • Kampionati

Sherr në stërvitje, plas keq te Vllaznia

VETEMSPORT 03.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.