
Klubi i Ilirisë ka regjistruar një nga lëvizjet më të çuditshme të merkatos, duke ndërprerë bashkëpunimin me Luka Merdovic vetëm 17 ditë pas prezantimit.
Sulmuesi malazez u zyrtarizua te fushë-krujasit më 16 janar, por kontrata e tij u prish menjëherë pas fitores së fundit ndaj Apolonisë.
Gjatë kësaj periudhe rekord, 28-vjeçari u aktivizua vetëm për pak minuta në dy ndeshje zyrtare. Deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga klubi nëse largimi erdhi për shkak të pakënaqësive teknike, dëmtimeve apo kërkesës së vetë lojtarit.
Pavarësisht kësaj çudie, Iliria ka kryer shumë ndryshime të tjera në grup gjatë dimrit për të siguruar mbijetesën.




