Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kampionati

Dënime të rënda/ Skënderbeu humb ndeshjen në tavolinë, pezullohet trajneri i Partizanit

VETEMSPORT 27.02.2026 5 minutes read
partizani b

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FSHF ka publikuar vendimet për javën e fundit, duke shpërndarë masa ndëshkimore në të gjitha kategoritë.

Goditjen më të rëndë e ka marrë stoli i Burrelit, ku trajneri Samuel Nikaj është pezulluar me katër ndeshje.

Ky vendim vjen në një moment kritik për matjanët, të cilët janë pretendentë kryesorë në Kategorinë e Parë për një vend në zonën “play-off”.

Me të njëjtën masë, katër ndeshje pezullim, është ndëshkuar edhe përgatitësi atletik i Flamurtarit, Kristian Parabita.

Në Kategorinë Superiore, Teuta nuk i ka shpëtuar gjobës për shkak të sjelljes së gabuar të tifozëve në stadium. Ndëshkimet nuk kanë kursyer as Kategorinë e Dytë, ku trajneri i Partizanit B, Ergys Luga, është pezulluar me dy ndeshje pas tensioneve në takimin e humbur ndaj Maliqit.

Po ashtu bie në sy humbja në tavolinë për Skënderbeun U-15, për braktisje të ndeshjes.

VENDIMET:

1. Zyrtari i Flamurtari FC, Christian Parabita, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

2. KF Teuta, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

3. KF Burreli, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe rregulloret e FSHF.

4. Zyrtari i KF Burreli, Samuel Nikaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

5. Zyrtari i FK Partizani B, Altin Ferat, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

6. Zyrtari i FK Partizani B, Ergys Luga, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

7. Lojtari i FK Delvina, Ronaldo Ruçi, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

8. Young Boys Tirana, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Dytë, kundër Rinia EL (Beksat), në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.

Young Boys Tirana paralajmërohet se në rast të përsëritjes së braktisjes së ndeshjeve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe rregulloret e FSHF.

9. FK Skënderbeu U-15, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Abissnet Superiore U-15, kundër KF Shënkolli U-15, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.

FK Skënderbeu U-15, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së braktisjes së ndeshjeve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe rregulloret e FSHF.

10. Çeljen e hetimit disiplinor ne lidhje me incidentet e ndodhura në ndeshjen KF Shënkolli U-16 kunder FC Internacional U-16.

11. Zyrtari i FC Lushnja U-19, Orgest Baze, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

12. Zyrtari i FC Besa U-19, Denis Gjeci, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

13. Kamza Sport U-16, për mosrespektimin e detyrimeve dhe përgjegjësive dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar vonesa në fillimin e ndeshjes, në bazë të nenit 8/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

14. Zyrtari i KF Vora U-14, Mustafa Sulaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

15. Laberia SK U-14, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Parë U-14, kundër FC Pepa U-14, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit. 

Post navigation

Previous: Rruga drejt finales/ Real-Bayern dhe PSG-Liverpool, Arsenal dhe Barcelona kanë fatin e madh
Next: Shehi e nis me probleme, Tirana humb titullarin për disa javë

Të ngjashme

tirana
  • Kampionati

Shehi e nis me probleme, Tirana humb titullarin për disa javë

VETEMSPORT 27.02.2026
samir mane
  • Kampionati

EKSKLUZIVE/ Zbulohet cilin klub mund të blejë Samir Mane në Shqipëri

VETEMSPORT 25.02.2026
armand duka dhe samir mane
  • Kampionati

Samir Mane blen klubin e futbollit? E zbulon Duka: Je më i miri në Shqipëri…

VETEMSPORT 25.02.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

tirana
  • Kampionati

Shehi e nis me probleme, Tirana humb titullarin për disa javë

VETEMSPORT 27.02.2026
partizani b
  • Kampionati

Dënime të rënda/ Skënderbeu humb ndeshjen në tavolinë, pezullohet trajneri i Partizanit

VETEMSPORT 27.02.2026
champions
  • Bota

Rruga drejt finales/ Real-Bayern dhe PSG-Liverpool, Arsenal dhe Barcelona kanë fatin e madh

VETEMSPORT 27.02.2026
champions
  • Bota

Shorti i Champions League, zbulohen duelet

VETEMSPORT 27.02.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.