Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kampionati

15 mijë euro në muaj, klubi i Superiores bën goditjen e bujshme dhe e bën më të paguarin në Shqipëri

VETEMSPORT 27.01.2026 2 minutes read
kategoria-superiore-superliga-scaled-e1603819923268

Visar Bekaj është lojtar i Tiranës. Portieri i Kombëtares së Kosovës ka arritur marrëveshje me klubin bardheblu, ndërsa ka hedhur edhe firmën në kontratë.

Bekaj ka nënshkruar kontratë për 1 vjet e gjysmë me një klauzolë shkëputjeje gjatë verës, e cila i hap rrugë një transferimi të mundshëm jashtë vendit.

Mësohet se ai do të jetë lojtari më i paguar në Superiore, me një pagë mujore që kalon 15 mijë euro.

Ky është një rikthim për portierin e Kosovës te Tirana, klub me të cilin ka pasur paraqitje shumë të mira në të kaluarën, duke mbajtur madje edhe shiritin e kapitenit. Performancat e tij e bënë një nga figurat kryesore të skuadrës në atë periudhë.

Nga Tirana, Bekaj u transferua në Turqi te Hatayspor, ku qëndroi për dy sezone, duke fituar përvojë në një kampionat më të fortë. Më herët në karrierë, ai ka mbrojtur edhe ngjyrat e FC Prishtinës.

Portieri 26-vjeçar është gjithashtu pjesë e Kombëtares së Kosovës, ku ka qenë rregullisht i grumbulluar, ndërsa rikthimi i tij te Tirana shihet si një lëvizje e duhur dhe një sinjal i qartë për ambiciet e klubit kryeqytetas për t’i shpëtuar rënies.

Post navigation

Previous: Tirana plas bombën e merkatos, firmos afrimi i bujshëm
Next: E trishtë, dy shqiptarë të përfshirë në aksidentin tragjik. Zbulohen emrat

Të ngjashme

samir mane
  • Kampionati

EKSKLUZIVE/ Zbulohet cilin klub mund të blejë Samir Mane në Shqipëri

VETEMSPORT 25.02.2026
armand duka dhe samir mane
  • Kampionati

Samir Mane blen klubin e futbollit? E zbulon Duka: Je më i miri në Shqipëri…

VETEMSPORT 25.02.2026
partizan
  • Kampionati

ZYRTARE/ La gjurmë te Partizani, ish-kapiteni njofton tërheqjen nga futbolli

VETEMSPORT 25.02.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

samir mane
  • Kampionati

EKSKLUZIVE/ Zbulohet cilin klub mund të blejë Samir Mane në Shqipëri

VETEMSPORT 25.02.2026
armand duka dhe samir mane
  • Kampionati

Samir Mane blen klubin e futbollit? E zbulon Duka: Je më i miri në Shqipëri…

VETEMSPORT 25.02.2026
tolaj
  • Kombëtarja

E BUJSHME/ Celtic tenton sulmuesin shqiptar, Silvinjo nuk e llogarit në Kombëtare

VETEMSPORT 25.02.2026
MERKURI
  • Të Tjera

Tragjike në Itali! Futbollisti shqiptar i jep fund jetës, zbulohet arsyeja

VETEMSPORT 25.02.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.