Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kampionati

Dhuna ndaj Skënderbeut, tek Iliria e mohojnë. Reagon klubi

VETEMSPORT 03.12.2025 2 minutes read
IMG_0749

Klubi i Ilirisë ka reaguar pas anulimit të ndeshjes ndaj Skënderbeut. Pavarësisht se Federata Shqiptare njoftoi se sfida u anulua prej dhunës, te klubi nga Fushë Kruja, janë justifikuar, duke e mohuar diçka të tillë.

Sipas Ilirisë, nuk ka pasur dhunë, pavarësisht pamjeve, ku shiheshin lojtarët e Skënderebut, me shenja.

REAGIMI:

Klubi i Futbollit Iliria sqaron opinionin publik, tifozët dhe institucionet përgjegjëse se në stadiumin “Redi Maloku”, gjatë ndeshjes me Skënderbeun, nuk ka ndodhur asnjë akt dhune apo incident. Çdo pretendim i kundërt është plotësisht i pavërtetë dhe përbën përpjekje për të krijuar tension të panevojshëm rreth klubit tonë.

Theksojmë se delegimi i medias dhe raportimi i tyre duhet të bazohet në fakte të verifikuara, pasi as lojtarët, as stafi dhe as tifozët tanë nuk janë përfshirë në asnjë konflikt. Çdo aludim për “dhunë në stadium” është një justifikim i pajustifikuar, i cili cenohet nga fakti se terreni ishte i rënduar për shkak të kushteve atmosferike, gjë që mund të ketë ndikuar në pakënaqësi sportive, por jo në sjellje të dhunshme, të cilat nuk kanë ekzistuar.

Gjatë mbërritjes së ekipit të Skënderbeut në stadium, në ambientet e jashtme dhe të brendshme ishin të pranishme forcat e Policisë së Shtetit dhe njësia “Shqiponja”, të cilat garantuan rendin dhe sigurinë.

Në asnjë moment nuk ka pasur incident, konflikt apo situatë të pakontrolluar.

KF Iliria nuk i pranon këto shpifje dhe i konsideron ato sulm ndaj imazhit të klubit. Për këtë arsye, do të ndjekim të gjitha procedurat ligjore ndaj çdo media apo individi që përhap lajme të rreme dhe të paqena për klubin tonë.

Ne mbetemi të fokusuar vetëm te sporti, etika dhe respekti për lojën.

KF ILIRIA

Post navigation

Previous: Dhuna në Iliria-Skënderbeu! E kishim paralajmëruar, Disiplina mbylli sytë…
Next: VIDEO/ Dhuna para Iliria-Skënderbeu, dalin pamjet nga Fushë Kruja

Të ngjashme

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.