Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kampionati

“Dramë” me 2 kartonë të kuq dhe penallti, Skuka nderon Partizanin ndaj Elbasanit

VETEMSPORT 11.02.2026 2 minutes read
partizanii

Partizani triumfoi minimalisht ndaj Elbasanit në transfertë, në duelin e parë të çerekfinales në Kupën e Shqipërisë.

Kryeqytetasit iu falën një goli me penallti në fund, për të marrë një avantazh të rëndësishëm para ndeshjes së kthimit, që e luajnë në shtëpi.

Sfida nisi e luftuar në të dyja portat, ndërsa nuk mungoi edhe tensioni. Në pjesën e parë, ndeshja u ndërpre për pak minuta, për shkak të ofendimeve në kor ndaj trajnerit Oltion Kërnaja nga tifozët e Elbasanit.

SHIKO VIDEON:

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa e dyta nisi me vendasit më kërkues. Elbasani shpërdoroi disa raste të mira për shënim, para se të vinte momenti vendimtar.

Në minutën e 88-të, Arsen Kasa, shkaktoi penallti ndaj Skukës, për mbajtje të parregullt nga fanella dhe u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Te vendasit nuk ishin dakord, duke shpërthyer në protesta. Si pasojë, u ndëshkua me të kuq edhe trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenovic.

Nga pika e bardhë, Skuka u tregua i saktë, duke i dhënë avantazhin Partizanit, me rezultatin që nuk ndryshoi deri në fund.

Ndeshja e kthimit do të luhet në “Arenën e Demave”, ku Partizani shihet i favorizuar për tu kualifikuar në gjysmëfinale.

Post navigation

Previous: ZYRTARE/ Konfirmohet largimi i sulmuesit para Elbasani-Partizani
Next: Kërnaja nuk përmbahet: E turpshme ajo që bënë tifozët, mund të kishim fituar 4-0

Të ngjashme

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.